Me këtë artikull po mundohemi të ju tregojmë se si te organizoni një pushim apo vikend në Stamboll për 3 ditë

Realisht për një shëtitje në Stamboll duhen së paku 4 ose 5 ditë, por duke e marr parasysh që nga Kosova zakonisht udhëtimet për Stamboll kërkohet të jenë për 2 netë e 3 ditë dhe orari i fluturimit e mundëson që edhe ditën e 3’të ta keni në shfrytëzim ka kuptim por që do të jetë pak sa shëtitje e lodhëshme.

Arritja në Stamboll

Atëherë pasi që të keni rezervuar udhëtimin për në Stamboll, ju do të pranoni biletat e udhëtimit, voucherin e hotelit dhe informatat rreth shërbimit të transferit nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas , gjithashtu ekipi i Max Travel do të ju informoj rreth numrave të telefonit kujdestarë dhe sherbimin e Asistencës së Max Travel përgjatë udhëtimit tuaj.

Nëse udhëtimi juaj është me AnadoluJet (Turkish Airlines) ose Pegasus Airlines fluturimi juaj do të jetë heret në mëngjes pra rreth orës 2:00-3:00 pas mesnatës dhe nga ju kërkohet që të paraqiteni në Aeroport 2 orë para fluturimit për procedurat e Checkin, si dhe duke marrë parasysh kërkesat specifike për shkak të Covid-19 ne insistojmë që ju të jeni prezent në aeroport 2 ore para fluturimit tuaj.

Me te arritur në Stamboll, pas kontrollit të pasaportës dhe marrjës së bagazhit ju do të dilni nga aeroporti dhe aty do të takoheni me përfaqësuesit e Max Travel të cilët do të kenë në duar tabelen me mbishkrimin Max Travel dhe do të ju drejtojnë deri tek tek vetura e cila do ju dërgoj në hotelin tuaj të përzgjedhur.

Arritja e juaj në hotel është përafërsisht në ora 8:00 në mëngjes dhe varësisht nga hoteli dhe dhomat në dispozicion, ju do të pranoni dhomen menjëherë apo do të duhet të prisni  derisa dhomat të lirohen dhe të përgaditen për ju.

Orari zyrtar për check in është në ora 14:00 ndërsa Check Out nga dhoma në ditën e dajlës nga hoteli është 12:00

Si ta filloni shetitjën në Stamboll?

Një shëtitje përgjatë Taksimit dhe rrugës Istiklal (Istiklal Caddesi) e cila ju jep mundësi që të shijoni kafet, ëmbëlsirat dhe shumë ushqime të shpejta (fast food) si Doner, MC Donalds, Burger King etj, ju gjithshtu në fund të rrugës do të përfundoni tek Galata Tower (mos e humbni mundësinë për të bërë super fotografi)

Më pas ju referojmë të kaloni në pjesën e vjetër të qytetit me taksi apo edhe metro dhe nëse për ju historia është e rëndësishme keni shumë për të parë e mësuar.

Një plan i vizitave do të përmbajë:

  1. Xhamia e Kalter , Blue Mosque, Mavi Cami apo Sultan Ahmet
  2. Sheshi i Sultanahmet dhe Hippodrome
  3. Basilica Cistern – rezervuari dhe sistemi i ujit i ndërtuar në shekullin e 7 nga perandoria Bizantine
  4. Hagia Sophia – kisha e kthyer në xhami dhe tash më e njohur si Xhamia e Madhe e Shenjtë e Ajasofisë
  5. Grand Bazar – Kapali Carsi – qendër tregëtare unike me mbi 4000 dyqane e shtrirë në 30,000m2 ku çdo ditë vizitohet nga mbi 200,000 vizitorë

Për përfundim të ditës nëse jeni të vendosur në një nga hotelet ne Taksim apo Sisli ju referojmë që të vazhdoni tek sheshi i Ortakoy (Ortakoy Meydani) ku keni mundësi të realizoni fotografi të shumta për rreth xhamise se Ortakoy, Urës së Bosphorit, te shijoni patatet e mrrekullueshme si dhe një numër i madh i kafeve dhe restoraneve gjinden në ketë rrugë shumë të vizituar.

Dita e dytë në Stamboll

Mvarësisht nga qëllimet e shëtitjeve në Stamboll, shëtitje kutlurore apo shopping po e japim mendimin tonë për ditën e dytë në Stamboll duke i ndarë në kategori.

Nëse qellimi i juaj për vizitë në Stamboll është njohja më e mirë e kulturës dhe historisë atëherë ditën e dytë ju referojmë ta vazhdoni duke i viziutar këto vende me rëndesi të veçant:

  1. Topkapi Palace
  2. Urën e Galatës (Galata bridge)
  3. DolmaBahce palace

Dhe ndërtimet e fundit Camlica Xhami dhe Camlica Tower (kulla më e lartë në Evropë) dy ndërtime madhështore që gjinden në anën aziatike të Stambollit por që janë super atrakasion turistik . Që të dy këto ndërtime vërehen nga po thuajse i gjithë Stambolli Evropian.

E nëse qëllimi i shëtitjës në Stamboll është për shopping atëherë definitivisht jeni në qytetin e duhur i cili i mundëson çdo njerit pavarësisht nga buxheti të ketë mundësinë e blerjeve.

Disa nga qendrat tregëtare të preferuara në Stamboll

  • Zorlu Center
  • Istiniye Park
  • Cevahir AVM
  • Kanyon AVM
  • Akmerkez
  • Forum İstanbul
  • Metrocity – Levent.
  • Akasya AVM
  • Mall of Istanbul
  • City’s Nişantaşı

E pas një dite të lodhshme ju preferojme një darkë të veçant në anije e cila për disa orë do të shëtis në Bosphor dhe perveç darkës speciale me meny të plotë ju do të argetoheni edhe nga një program i larmishëm me muzikë tradicionale turke, vallezime turke, dansoz dhe program me DJ, e gjithë kjo më konecptin pa limit të pijeve alkoholike dhe jo alkoholike.

Për rezervime të darkës speciale në anije ju duhet të kontaktoni me agjentin tuaj dhe rezervoni me kohë.

Disa nga opcionet tjera për një natë të paharuar në Stamboll janë:

  • Oligark restoran dhe bar
  • Rubi restoran dhe bar
  • Sortie
  • 360 Istanbul
  • Nusret Etiler
  • Banyan
  • Sunset Grill & Bar
  • Adem Baba
  • Sur Balik

Dhe dita e 3-të  në Stamboll

Duke e marr parasysh që ju tash më keni kaluar 2 ditë shumë të ngjeshura nëe qytetin e bukur të Stambollit, ditën e 3të ju prefrojmë ta keni më të ngadalëshme, një shëtitje buzë detit në Besiktas, Bebek, Arnautkoy do të ndikojë pozitivisht në mendjën tuaj, një dreke në një nga restoranet e shumtë në atë zonë do të ju mbush me energji dhe do të jetë një nga arsyet që ju të ktheheni përsëri në Stamboll.

E cka ju preferojmë ne për ditën e fundit në Stamboll:

  • Nje kafe në terasën e Four Seasons Istanbul ose Ciragan Kempinski Hotel ku do te shijoni një kafe me një nga pamjet me të mira në  Stamboll
  • Shëtije në Bebek
  • Drekë në një nga këto vende : Midpoint, Chilai, Bebek Balıkçısı, Divan Brasserie Bebek

E më pas të ktheheni në hotel në mënyrë që të takoheni me kohë me shërbimin e transferit për kthim nga hoteli në aeroport
* Zakonisht në mëngjes ju informoheni nga ekipi i Max Travel se në ora sa do të jetë transferi për në aroport nga hoteli i juaj.

 

Dhe për fund 4 këshilla për çdo udhëtim para se të bëni rezervimin tuaj:

  1. Kërkoni nga agjensioni i juaj kushtet e udhëtimit dhe njoftohuni në detaje me të drejtatat tuaja
  2. Kontrolloni validitetin e pasaportës, për udhëtim në Turqi duhet të keni së paku edhe 6 muaj validitet
  3. Pajisuni me Sigurim shendetësor në udhetim, kontrollat mjekesore në Turqi janë shumë të shtrenjëta. Shumica e agjencioneve ju ofrojnë shërbmin e Sigurimit në udhëtim
  4. Kerkoni nga Operatori informata mbi numrin kujdestar i cili mund të ju nevojitet gjatë pushimit tuaj.

Rezervo Tani Oferten më të mirë për Stamboll