Kur afrohet sezoni veror mund të keni një mori pyetjesh në mendjen tuaj para se të vendosni se ku do t’i kaloni. Zgjedhja ideale është qyteti bregdetar mesdhetar Side, i cili është ndër më të njohurit në Turqi.

Me ofertat më të mira të Max Travel, ju mund të arrini cdo destinacion.

Qyteti i Side është vend i mrekullueshëm për të eksploruar rrënojat e lashta, së bashku me qytetin turistik modern të vendit. Sot, qyteti është një destinacion popullor turistik në përputhje me projektin bregdetar të Antalyas.

Pikërisht në këtë qytet ndodhen një mori resortësh luksoze që ofrojnë shërbime në konceptin All Inclusive dhe Ultra All-Inclusive duke iu mundësuar që të kaloni pushime të paharruara.

Këto hotele janë disa nga hotelet e vlerësuara sipas lokacionit, çmimit, konceptit të shërbimit që ofrojnë, stafit dhe kualitetit të ushqimit…

 

Selectum Family Resort

Ofron përvojë unike pushimi në Side ku do të gjeni argëtim dhe paqe së bashku. Që në momentin e parë që të hyni në Selectum Family Resor Side, do të ndiheni të veçantë dhe do të magjepseni.

Ky resort ofron argëtim maksimal dhe momente të paharrueshme plot adrenalinë për fëmijë dhe prindër.

 

Bosphorus Sorgun

Hotel Bosphorus Sorgun shtrihet në një rajon që strehon të gjitha bukuritë natyrore dhe historike të Mesdheut në Side, Antalya.

Distanca nga plazhi është 250 metra. Resori është hapur në vitin 2017 dhe ofron shërbim në konceptin All Inclusive. Gjithashtu vlenë të përmendet se ka një interier shumë të veçantë.

 

Starlight Resort

Është hoteli më i shitur në Max Travel që nga viti 2016.

Posedon hapësirë të mjaftueshme me mbi 10 pishina, rrëshqitje uji dhe një plazh më i gjatë se gjysmë kilometër, organizon aktivitete të ndryshme gjatë gjithë kohës dhe ofron shërbime unike në konceptin Ultra All Inclusive.

 

Sorgun Akadia

Hoteli ndodhet në qytetin antik Side, është i rrethuar nga deti, pylli me pisha, lumi, liqeni dhe fusha. Një hotel unik që është i pajisur me gjithçka të nevojshme për një qëndrim të rehatshëm.

Koncepti i punës është Ultra All Inclusive dhe hoteli i dedikohet +18 që i bën pushimet tuaja më të qeta, aktivitete të ndryshme zhvillohen gjatë 24 orëve.

 

Paloma Finesse

Është vendi i përsosur për të “kapur momentin”. Paloma Finesse ka një stil arkitekturor bashkëkohor duke filluar me hollin e saj dhe duke u shtrirë në instalimin e saj të skulpturës, pishinën bruz me qendër të mrekullueshme gati 80 metra të gjatë dhe kopshtet që zgjerohen mbi 8 hektarë tokë si dhe një plazh me rërë 350 metra të gjatë.

Ndodhet rreth 6 km nga qendra e qytetit Side, 75 kilometra nga Aeroporti i Antalyas dhe 80 km nga qendra e qytetit të Antalyas.

 

TUI Magic Life Jacaranda

Me të gjitha detajet që i bëjnë pushimet të veçanta, konceptin e përgatitur me kujdes dhe vendndodhjen e tij unike në Mesdhe, TUI Magic Life Jacaranda ju ofron eksperienca pushimi që nuk do t’i harroni.

Posedon resorë gjithëpërfshirëse me vendndodhje të drejtpërdrejtë në plazh, me kuzhinë të pa-rezistueshme, aktivitete sportive dhe mundësi të pafundme për të përjetuar diçka të re. Për të rriturit, për familjet, për të gjithë – resorët TUI MAGIC LIFE i bëjnë pushimet tuaja të paharrueshme!

Mos prisni më, kontaktoni tani Max Travel dhe merrni ofertën me hotelet më të mira për pushime🌴🌞😎.