Titanic Hotels ju mirëpret në Rivierën e famshme të Turqisë, e vlerësuar me 5 yje për shërbimin dhe luksin e një vendndodhje të përsosur që sjell vetëm për ju.

Vetëm me super ofertën e Max Travel rezervoni tani pushimin tuaj në Titanic Hotels.

Zbuloni botën e Titanic Hotels që të përjetoni komoditetin e shtëpisë tuaj në konceptin Ultra All – Inclusive në çdo gjë që ju nevojitet për ta pasur kënaqësi dhe rehati për shërbimet profesionale e deri tek detajet më të imta.

Nëse jeni në kërkim të një eksperiencë të mahnitshme, zgjedhje e shkëlqyeshme për pushimet tuaja të verës mund të jetë një nga Hotels Titanic super luksoz si Titanic Mardan Palace, Titanic Deluxe Golf ose edhe në Titanic Beach Lara.

 

Titanic Mardan Palace

Titanic Mardan Palace ju mirëpret në Rivierën e famshme të Turqisë, me shërbim te vlerësuar dhe një vendndodhje të përsosur.

Ju do të gjeni hotelin luksoz Utra All – Inclusive në brigjet e Detit Mesdhe. Nga Lobi madhështor i Dolmabahçes, me dizajnin e tij pallati dhe tavanin e mrekullueshëm të xhamit, te akomodimi i rregulluar me përpikëri.

Koncepti i ngrënies përfshin mbi 30 restorante, bare dhe sallone të njohura. Aktivitetet e kohës së lirë përfshijnë një banjë të projektuar nga KLAFS, Tini Kids Club, programe sportive dhe argëtuese dhe një fushë golfi kampionati aty pranë. Zgjidhni mes nëntë restoranteve a la carte, të drejtuar nga një ekip kuzhinierësh mjeshtërorë.

Dhomat dhe suitat e dekoruara në mënyrë të mrekullueshme në Titanic Mardan Palace janë transformuar në standardin më të lartë të mundshëm për rehatin tuaj.

Përveç një aquaparku miqësor për familjen me gjashtë rrëshqitje uji, ato ofrojnë disa pishina të madhësive të ndryshme duke përfshirë një pishinë kryesore, pishina të brendshme dhe të jashtme me një mori aktivitetesh. Tini Kids Club ofron një mjedis të sigurt dhe të rehatshëm për fëmijët që të mësojnë dhe të argëtohen.

Ju mund të arrini lehtësisht nga aeroporti i Antalyas për në Titanic Mardan Palace për vetëm 20 minuta.

 

Titanic Deluxe Golf Belek

Nëse jeni një dashamirës i golfit dhe perjetimeve luksoze përgjatë pushimeve tuaja, Titanic Deluxe Golf Belek është një zgjedhje ideale për ju.

Me 594 dhomat e tij ofron shërbimet e tij në Belek me konceptin Ultra – All Inclusive. Dhomat me pamje nga deti, pylli, lumi, mali dhe fusha e golfit janë projektuar duke marrë parasysh të gjitha detajet, derisa edhe Vilat Titanic Deluxe Golf Belek janë gjithashtu me pamje nga fusha e golfit që ofrojnë mundësi të tilla akomodimi me dekorim tërheqës dhe rehati në lloje të ndryshme vilash me pishina private. 

Titanic Deluxe Golf Belek e bën të ngrënit një kënaqësi dhe ka restorante turke, italiane, Beef Grill Club dhe Sea Food A’la carte. BeFine SPA shtrihet në një sipërfaqe prej 13.000 m² ku trupi dhe shpirti juaj marrin energjinë rinovuese të ujit.

Relaksohuni në një nga dhjetë pishinat ose provoni mbi një kilometër plazh privat me rërë me një sërë aktivitetesh dhe lehtësish për të kaluar gjithë ditën që Titanic Deluxe Golf Belek ofron.

Titanic Deluxe Golf Belek ndodhet vetëm 25 minuta larg nga aeroporti i Antalyas.

 

Titanic Beach Lara

I rrethuar nga kopshte të gjelbëruara, me pamje nga ujërat e kristalta të detit Mesdhe gjendet resorti i mrekullueshëm Ultra All inclusive Titanic Beach Lara në Antalya që ndodhet mes plazheve me rërë të Larës.

Me sherbimin më të vlerësuar, në Titanic Beach Lara, secila prej dhomave dhe suitave të resortit ka shumë dritë natyrale, orendi komode dhe një ballkon privat magjepsës, në mënyrë që të mund të shijoni flladin e freskët të Mesdheut ose edhe në BeFine SPA.

Shijet e kuzhinave turke dhe ndërkombëtare të përgatitura nga kuzhinierë që e kthejnë ushqimin në art, kuzhinat turke dhe ato botërore me shumë përpikëri me përbërësit më të shëndetshëm ju presin për t’i shtuar një shije tjetër akomodimit tuaj në restorantet e Titanic Beach Lara me koncepte të ndryshme.

Relaksohuni në pishinën kryesore, pishinën me rrëshqitje uji, pishinat olimpike ose gjysmëolimpike dhe për të vegjëlit në pishinat e fëmijëve, ju mund të shijoni gjithashtu edhe ujin e freskët dhe diellin me plazhin me rërë 1000 metra të gjatë.

Titanic Beach Lara ka edhe lehtësitë e veta të arritjës sepse ndodhet vetem 20 minuta larg nga aeroporti i Antalyas.

 

Kontakto tani në Max Travel për të rezervuar pushimin tuaj këtë verë me super oferta!

Shfleto albumin për më shumë pamje të Titanic Mardan Palace!

 

Shfleto albumin për më shumë pamje të Titanic Deluxe Golf Belek!

 

Shfleto albumin për më shumë pamje të Titanic Beach Lara!