Ditët e nxehta që tashmë kanë kapur pothuajse çdo vend, vetëm sa na shtojnë dëshirën për plazh dhe pushime. Dhe për të gjithë ju që po planifikoni pushimet, Max Travel këtë vit nuk do të ndalet së ofruari çmime shumë speciale si dhe shërbime të nivelit më të lartë.

Diamond Premium Hotel & Spa, adresa e vetme e luksit, komoditetit dhe pushimeve të këndshme, tani në ofertë shumë speciale në Max Travel vetëm për 569€ për person, nisja më 3 korrik 2022.

Është e mundur të merrni të gjitha bukuritë që meritoni në hotelin Diamond Premium që ndodhet në Titreyengöl, Side. Nga alternativat e ndryshme të dhomave që ofrojnë, ju mund të qëndroni në dhomën  familjare ose në suita me komoditet të lartë. Megjithatë, cilado qoftë preferenca juaj e dhomës, Diamond Premium ju ofron një mundësi pushimi të paharrueshëm që ndërthur luksin, rehatinë dhe argëtimin.

Nga pishina e jashtme në spa, nga sauna në qendrën e fitnesit, nga xhakuzi në banjë turke, Diamond Premium i ofron të gjitha.

Në Diamond Premium ju presin ushqime të shijshme të përgatitura nga shefat profesionistë, në shërbimin tuaj do te keni një restorant kryesor me bufe të hapur, dy restorante A la Carte, një restorant snack dhe një pastiçeri. Një gamë të gjerë shijesh nga specialet e përditshme deri te opsionet e skarës, ushqimet dietike deri te pijet dhe ëmbëlsirat e ndryshme do i keni ne Diamond Premium.

E përveç rrëshqitjeve në ujë, pingpong, bilardo dhe lojëra speciale, argëtim do të gjeni edhe me aktivitetet e natës si shfaqje muzikore live, shfaqje amfiteatrore dhe klube nate!

Për më tepër, gjimnastikë në ujë, sporte ujore, sporte ujore të motorizuara, gjimnastikë, boccia, volejboll plazhi, zumba, lojëra në pishinë dhe shumë të tjera janë në Diamond Premium Hotel!

Speciale për çiftet ne muajin e mjaltit

Për ata që duan të kalojnë një muaj mjalti romantik! Ditët e para të pasmartesës bëhen të paharrueshme për të sapomartuarit ne hotelin Diamond Premium dhe me oferten e Max Travel. Me dekorime të veçanta dhomash, shportë frutash, verë, mëngjes në dhomë, çiftet e sapomartuara do të kalojnë pushime plot romancë dhe luks.

 

Ky është Max Travel me super oferta për super hotele sic është Diamond Premium!