Mënyra e menaxhimit apo planifikimit dhe zgjedhjes së akomodimit lehtëson bindshëm koston tuaj te udhëtimit duke shkuar përtej vendit te ëndrrave.

Max Travel lehtëson koston tuaj të udhëtimit me ofertat më të mira për ju.

Ju vetëm sigurohuni të beni kërkimin e mjaftueshëm të tarifave të lira dhe ofertave më të mira që ju prezantohen sepse ato mund të ndryshojnë brenda dites.

Më poshtë i keni disa këshilla të vlefshme:

 

Planifikoni udhëtimin tuaj 

Planifikimi i një udhëtimi mund të ju duket e merzitshme por gjithashtu mund të jetë emocionues dhe lehtësues për koston tuaj të udhëtimit! Këtu janë disa hapa për t’ju ndihmuar të planifikoni udhëtimin tuaj:

  • Fluturoni nga aeroporti më i afërt: Shpenzimet janë gjithmonë më të vogla dhe kjo gjë shpesh mund të rezultojë mirë pasi mund të zvogëlojë nevojën për shpenzime shtesë të transportit dhe të kursejë gjithashtu kohë.
  • Përpiquni që udhëtimin tuaj mos ta bëni gjatë sezonave pikante ose ditëve të vikendit: Zakonisht cmimet janë më të larta sesa ditëve të tjera. Të bësh këtë mund t’ju ndihmojë të kurseni para në udhëtimin tuaj dhe të shmangni turmat.
  • Përpiquni që të anashkaloni bagazhet me peshë të lartë: Shpesh ju mund të merrni vetëm gjërat e rëndesishme me bagazhe dore dhe mos të ngarkoni vetën me gjëra të panevojshme që kushtojnë në koston tuaj.

 

Menaxhimi i buxhetit gjatë udhëtimit tuaj

Përcaktoni sa para keni në dispozicion për udhëtimin tuaj dhe ndani ato për akomodimin, ushqimin, aktivitetet dhe çdo shpenzim tjetër që ju mund të bëni. Njohja se sa kushtojnë gjërat mund t’ju ndihmojë të buxhetoni më saktë.

Disa këshilla të përgjithshme për menaxhimin e buxhetit gjatë udhëtimit tuaj:

  • Përpiquni që të mos qëndroni në hotele me cmime te larta të fjetjes, permes kerkimit në web faqet e hoteleve, mund të merrni parasysh akomodimet alternative dhe ofertat apo zbritjet qe mund te ofrohen për ju. 
  • Përdorni ushqimet të përgaditura nga vet ju ose nga kuzhina lokale pa shkuar në restorante të shtrenjta. Ushqimi lokal është shpesh më i lirë se kuzhina ndërkombëtare dhe mund të jetë po aq e shijshme.
  • Përpiquni që me transport publik te bëni udhëtimet në largësi është menyrë relativsht e lirë për të lëvizur. Transporti publik si autobusët, trenat dhe metrotë mund të jenë shumë më të lira se mënyrat e tjera të transportit si taksitë ose makinat me qira.
  • Përpiquni të bëni ecje apo te përdorni bicikleta në disa raste të destinacioneve të afërta është mënyra më mirë për të kursyer dhe për të njohur nga afër një qytet. Është gjithashtu një opsion miqësor ndaj mjedisit që mund të jetë i mirë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj.
  • Kërkoni zbritje studentore apo përfitime të tjera qe ju takojn juve si dokument që e konfirmon këtë status për të cilin mund të ofrojnë zbritje në shumë vende.

 

Përdorni këto këshilla për të dalë dhe për të bërë gjërat që dëshironi të bëni. Nuk do të pendoheni!