Hoteli ndodhet me akses në plazhin më të mirë përreth. Seher Resort And Spa posedon 270 dhoma të ndara në 5 komplekse ndërtimi të gjitha të aksesueshme me ashensor.

Të gjitha të kompletuara me piano bar në stil modern, recepsion, sallë TV, parukeri, qendër tregtare.

Shumë aktivitete për musafiret si gjimnastikë, shigjetë, sporte ujore, volejboll plazhi, boccia, tabletenis, tenis dhe akses në palestër. Të gjitha në dispozicion për t’u shijuar. Gjithashtu do të gjeni një sallon lojrash të kompletuar, loje elektronike, bowling, internet, per fansat e diskove nje disko komplete me piston kercimi, Gjatë tërë dites në pishinat e hotelit ju do mund të gjeni aktivitete te ndryshme , duke bërë kështu që ju të kaloni një pushim të pa harruar në këtë Resort.

Për mirëqenien e mysafirëve Seher resort and spa posedon dhomat  komode. Ju keni mundësinë të akomodoheni në disa kategori te ndryshme te dhomave duke përfshirë kështu dhomat standarte, dhomat familjare e deri tek suitat e vecanta.

Në restorantin Side do t’ju ofrohet mëngjes, drekë dhe darkë ne konceptin bufe e hapur në një ambient të këndshëm, ju mund të provoni kuzhinën turke në restorantin Pasha. Pjatën më të mirë të peshkut nga bregdeti i Mesdheut do ta gjeni në Restorantin e Peshkut! Gjithashtu ofrohen  për ju lloje të ndryshme ushqimesh në Snackbar dhe në pastiçeri.

Hoteli gjithashtu posedon qendren e tij te Spa, ku ju do te keni mundësinë te rigjalleroni trupin dhe mendjen tuaj.

Për mysafirët e vegjël hoteli posedon Shrekland-in. Në klubin e fëmijëve fëmijët tuaj do të kenë orë të paharrueshme me lojëra, punë dore dhe not. Në mbrëmje do të ofrohet për mysafirët e vegjël bufe e fëmijëve në restorantin kryesor. Dhe për një fund të këndshëm të ditës çdo mbrëmje  mund te argetohen ne Minidisco.

Nga aeroporti i Antalyas ju duhën vetëm 45 minitua për të arritur në Seher resort& spa.

This slideshow requires JavaScript.