Royal Seginus

Aeroporti 15 Km – 15 min
Qyteti me i afert Antalya – 17 Km
Plazhi 250 metra – Direkt ne Pllazh Privat
Wi-Fi Pa Pagese

Pozita : Royal Seginus është i vendosur në regjionin Lara-Kundu, 17 km nga qendra e qytetit Antalia dhe 15 km nga aeroporti.

Vendosja : Royal Seginus posedon gjithsej 498 dhoma, dhoma standarde Superiore janë 349 (64m², një dhomë gjumi dhe banjë, max. 3 + 1 pax), Deluxe Suite dhoma janë 8, (170m², korridor ne hyrje, një dhomë gjumi, një dhomë e ditës me derë lidhëse, dy banjo, një me dush/WC, max.2+1 pax), Family Duplex dhoma janë 80, (120m², dhoma përdhes, të veçanta + banjo me dush, ne katin e sipërm shtrat dopio me banjë private me vaskë, të ndara me dyer, max. 2 + 2 persona ), Junior suitë dhoma janë 8, (140m², një dhomë gjumi dhe një dhomë dite, dy banjo, maks.3 + 1 pax), dhoma familjare me derë lidhëse 48, (80m ²,korridor ne hyrje, dy dhoma gjumi me derë lidhëse, një banjë, max. 2 +2 pax), 5 dhoma për personat me aftësi të kufizuara. Të gjitha dhomat janë te pajisura me banjë private/dush, tharrëse flokësh, sistem të kondicionuar qendror që punon bazuar në kushte të motit, telefon, mini bar (ujë, pije freskuese dhe birrë qe rimbushën çdo ditë),arkë, TV satelitor dhe kanale muzikore, lidhje interneti WI-FI, qilim në dysheme, ballkon, dhe në të gjitha dhomat ndalohet pirja e duhanit.

Shërbimi: Ultra All Inclusive – bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, dreka, darka, ushqime për fëmijë, ushqime dietale, ushqime të lehta, darka, ushqim i lehtë në orët e vona, të gjitha pijet alkoolike dhe jo-alkoolike lokale dhe nga importi, akullore gjatë ditës. A’la Carte restorantet me rezervim paraprak, pije luksoze te importuara, të gjitha verërat në shishe nga importi, lëng i freskët frutash, shampanja nga importi, shërbimi në dhomë janë me pagesë shtesë.

PËRMBAJTJA: Royal Seginus ka restorantin kryesor me byfe të hapur, snack bar pergjatë pishinës dhe ne plazh, bare përgjatë kompleksit hotelier, A’la Carte restorantet -kuzhinë italiane, kuzhinë nga Lindja e Largët, kuzhinë meksikane, restorant me ushqim deti, kuzhinë turke, Stejk Restorant, Sushi Restorant, Tapas Restorant. Me pagesë janë: mjeku, pastrim i rrobave dhe hekurosja, kujdestari fëmijëve, floktari, telefoni, faksi, interneti, qendra tregtare, rent a car. WI-FI interneti është pa pagesë në Lobby dhe në dhomë.

PLAZHI: Royal Seginus posedon plazhin privat me rërë dhe guralec, shtretërit, ombrellat dhe peshqirët për plazh janë pa pagesë.

Pavionet në plazh janë me rezervim paraprak dhe me pagesë.

Sporti dhe argëtimi: Royal Seginus posedon : Pishinë e jashtme dhe e brendshme, për të rritur dhe fëmijë, Aqua Park-pishinë me 8 rreshqitëse, qendër fitnesi, sauna, banjë Turke, dhomë me avull, fusha e tenisit, fushe për basket, volejboll plazhi, ping-pong pa pagesë. SPA qendra, ndriçimi për fushë tenisi, birilat, bilardo, te gjitha sportet ujore, janë me pagesë.

Program argëtues gjatë ditës në plazh dhe tek pishinat, show program në mbrëmje, muzikë e gjallë disa herë gjatë javës, Mini klubi dhe parku argetuës për fëmijë.