Rose Rayhaan by Rotana nje nga hotelet më të larta në botë. Duke vendosur nje standard per stilin, komfortin dhe luksin, kjo ndertese 72-kateshe u certifikua si hoteli me i lartë ne botë nga viti 2009 deri ne 2012, duke shkuar ne lartesi te 333 metra.

Rose Rayhaan  eshte nje hotel 4 yje ne Dubai dhe ndodhet idealisht ne Sheik Zayed Road,hoteli eshte prane qendres tregtare me te madhe ne bote, ‘The Dubai Mall’, dhe nje udhetim 15-minutesh me makine larg nga Aeroporti Nderkombetar i Dubait.

Hoteli ofron 462 dhoma dhe apartamente luksoze me pamje panoramike te Dubait qe shikojne ne drejtim te Burj Khalifa. Të gjitha dhomat e hotelit disponojnë televizorë dhe minibare, si dhe aparate për çaj dhe kafe. Dhomat më luksoze shtojnë zona të ndara të qëndrimit, pamje panoramike të qytetit, Wi-Fi falas dhe qasje në një lounge privat. Shërbimi në dhomë është i disponueshëm 24/7.

Ky landmark i mikpritjes arabe eshte shtepia e tre restauranteve te ushqimit dhe pijeve, secila me karakterin dhe vendin e vet. Me nje kapacitet prej 108 mysafiresh, restoranti Petals eshte nje vend per nje ushqim casual por te stilizuar gjate gjithe dites, ofron ushqim te shkelqyer me nje shprese te shumellojshme te pjatave per mengjes, dreke dhe darke. Zona e konferenceve, e vendosur ne dy kate, ofron 7 dhoma takimesh, te gjitha te pajisura me pajisje audio-vizuale moderne, lidhje pa tela dhe karakteristika te tjera.

Zona e rekreacionit te hotelit, Klubi i Fitnessit dhe Mireqenies Bodylines ofron nje palester te pajisur plotesisht, nje pishine te hapur te kontrolluar nga temperatura per te rritur dhe femije, nje dhoma aerobiku te ndertuar s’fundmi, dhoma trajtimesh per masazh dhe kujdes per lekuren, si dhe njera saune e veqante, dhoma e avullit dhe xhakuzi.