I vendosur në Belek të Antalyas, Kirman Belazur Resort ofron një pervojë të paharrueshme pushimi për mysafirët.

Me konceptin Ultra All – Inclusive, ky resort është destinacioni ideal për ata që dëshirojnë të shijojnë pushimet në bregdetin e bukur të Antalisë, duke përfituar nga të gjitha privilegjet dhe kënaqësitë që ofrojnë.

Vetëm me super ofertën e Max Travel rezervoni tani pushimin tuaj në Kirman Belazur Resort.

Kirman Belazur Resprt posedon plazhin e tij të mrekullueshëm me koncept të rinovuar të ushqimit dhe pijeve të cilësisë më të mirë, klub për fëmijë, pishinë për fëmijë, Aquapark, Patisserie. Ku perveq te rriturve, pishinat me rrëshqitëse uji janë gjithashtu të disponueshme dhe të përshtatshme për familjet me fëmijë.

Gjatë qëndrimit tuaj në Kirman Belazur, do të keni mundësi të zgjidhni nga një gamë e gjerë e dhomave, duke filluar nga dhomat standarte deri te dhomat familjare dhe shumë të tjera. Të gjitha dhomat janë të pajisura me gjërat thelbësore për të siguruar komoditetin tuaj dhe për të bërë qëndrimin tuaj të jetë sa më të paharrueshëm.

Ju gjithashtu do të takoni shijet unike të kuzhinës mesdhetare dhe botërore, në restorantet e ndryshme që nga restoranti kryesor ku do të gjeni shërbim në konceptin e bufesë së hapur e deri tek restorantet A’la Carte.

Resorti ofron edhe shumë aktivitete të tjera për t’u marrë gjatë ditës. Mund të merrni pjesë në festa në pishinë dhe kopsht, të shijoni festivale për fëmijë, shfaqje speciale gala, muzikë live, mbrëmje vallëzimi dhe shfaqje në mbrëmje.

Një avantazh tjetër i Kirman Belazur është afërsia e tij me Aeroportin e Antalyas. Ju vetëm në 30 minuta mund të arrini në resort nga aeroporti, duke u shmangur stresin e udhëtimit të gjatë dhe duke filluar pushimet tuaja sa më shpejt.

Kirman Belazur Resort në Belek ofron një përvojë të paharrueshme pushimi për mysafirët e tij dhe kjo mund të realizohet padyshim duke marrë ofertat më të mira nga Max Travel.

Shfleto albumin për më shumë pamje të Kirman Belazur Resort!