Antalya, e vendosur në bregdetin mesdhetar të Turqisë është një destinacion i përsosur për verë e sidomos kur pushimet tuaja vendosni ti kaloni së bashku me shoqerinë. 

Në Max Travel do gjeni shumë oferta speciale për pushimet tuaja 2023 në Antalya.

Antalya ofron për ju plazhe mahnitëse, ujera të kristalta, trashëgimi të gjallë dhe shumë aktivitete që kujdesen për të ju mbajtur të argëtuar gjatë gjith këtij sezoni.

Tani është koha e përkryer për t’u çlodhur dhe për të kaluar qaste te paharrueshme me shoqerinë në Antalya.

 

Kaloni kohë në plazh

Antalya është e njohur për plazhet e saj të bukura dhe ka shumë mundësi për të zgjedhur. Plazhi Lara dhe Konyalti janë dy nga plazhet më të njohura në qytet, me ujëra të pastër kristal dhe rërë të butë. Ju gjithashtu mund të bëni një turne me varkë për të eksploruar destinacione që janë të arritshme vetëm nga deti.

Disa nga plazhet që ju rekomandojmë të vizitoni në Antalya:

  • Plazhi Kaputaş
  • Side, Kumköy, Çolaklı, dhe Evrenseki
  • Plazhi i Belekut
  • Side, Sorgun dhe Titreyengöl

 

Vendosuni në hotele luksoze

Shumë hotele në Antalya kanë konceptin vetëm për të rritur, duke ofruar një gamë të gjerë lehtësish dhe aktivitetesh. Disa resorte të shkëlqyera shkojnë aq larg sa kanë krijuar koncepte superiore për të pasur gjatë gjithë kohës shumë gjëra për të parë dhe për të bërë me shoqerinë tuaj. Me çmime të përballueshme dhe me koncepte të shërbimeve aq të mira saqë do të keni dëshirën të mos ktheheni në jetën e përditshme dhe ky pushim të mos mbaroj.

Top 5 hotele për rini në Antalya:

  • Bosphorous Sorgun
  • Sorgun Akadia
  • Orange County Kemer
  • Starlight Resort
  • Side Stella Elite Resort & Spa

Zgjedhni hotelet vetëm për të rritur për më shumë qetësi (Adults Only)

Në shumicën e rasteve, “Adults Only”” do të thotë se hotelet e kësaj kategorie nuk lejojnë fëmijë. Mosha minimale e lejuar ndryshon sipas hoteleve, por zakonisht është +16 ose +18. Hotelet vetëm për të rritur mund të kenë karakteristika të ndryshme pasi disa hotele vetëm për të rritur janë më të gjallë, ndërsa të tjerët janë më të qetë, relaksues dhe romantikë.

 

Argëtoni veten me këto aktivitete

Antalya është një nga ato destinacione ku mund të gjesh diçka për të gjithë. Së fundi, nëse jeni një adhurues i emocioneve dhe dëshironi të provoni snorkeling, ecje, biçikletë atëherë ju jeni në vendin e duhur ku do të keni shumë gjëra për t’ju mbajtur më të gjallë këtu.

Provoni këto opsione argëtimi në Antalya:

  • Merrni një turne me jaht
  • Bëni rafting
  • Notoni në det
  • Hypni në parasailing
  • Shetitni parqet
  • Bëni shopping në Pazar
  • Provoni hiking

 

Eksploroni pjesen e vjetër të Antalyas

Perveqse një parajsë e vërtetë për adhuruesit e bregdetit, Antalya ka shumë më tepër për të ofruar sesa dielli, rëra dhe deti. Qyteti kujton 6000 vjet histori, disa prej trashëgimisë së të cilit janë ruajtur. Rrënojat e lashta dhe qyteti i bukur i vjetër i Antalyas janë dëshmitarë të një epoke të shkuar prej kohësh.

Ne kemi mbledhur disa nga destinacione me rëndësi në Antalya:

  • Plazhet në qytetin e vjetër të Side
  • Teatri antik në Side
  • Pika historike, Tempulli i Apollonit
  • Shatervani monumental
  • Agora Shteterore

 

Provoni kuzhinen lokale

Kuzhina turke ka një histori shumë të gjatë dhe është e ndikuar nga traditat e gatimit të popujve turq, si dhe nga kuzhina persiane, kurde, arabe dhe armene dhe kuzhinat e zonave të Mesdheut dhe Kaukazit. Megjithatë, mund të habiteni nga shumëllojshmëria e ushqimeve tradicionale të disponueshme vetëm në Antalia.

Max Travel do te ndaj me ju disa nga ushqimet tradicionale që duhet të provoni kur jeni në rajonin e Antalyas…

  • Sallatë Tahini Piyaz
  • Skewers qofte
  • Embelsira me kungull
  • Marmelate bergamot
  • Supe Kulakli
  • Tırmış
  • Akullore e djegur

 

Jeta e natës në Antalya

Antalya është një nga zonat më të gjalla në Turqi kur bëhet fjalë për jetën e natës. Ahengje gjatë gjithë natës, vallëzime, shfaqje të shkëlqyera, shfaqje ose një atmosferë të mrekullueshme të gjitha këto vetem ne Antalya ju presin.

Këtu janë sugjerimet e tona për të kaluar mbrëmje të mrekullueshme në Antalya pa shpenzuar shumë para:

  • Çello Cafe Bar
  • Up Shot Bar
  • Pub Sheffield
  • Pub Jolly Joker
  • Aura Club
  • Club Inferno

Antalya është një qytet fantastik për t’u eksploruar pasi ka perënduar dielli.

Max Travel është gjithmonë pranë jush kur bëhet fjalë për një udhëtim të paharrueshëm me njerzit tuaj më të dashur.