Max Travel tashmë ka bërë njoftimin zyrtar për edicionin e dytë të Max fest në Prishtinë, dihet se festivali do të ketë shumë aktivitete për të gjitha grupmoshat.

Por e rëndësishme për të gjithë është se përveç argëtimit të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin informacion dhe të njihen nga afër me hotelet më të njohura nga Antalya, Bodrum dhe Stamboll.

Ky organizim bëhet nën mbikëqyrjen e Max Travel dhe gjatë 3 ditëve do të sjell në Panairin e Hoteleve më shumë se 26 përfaqësues të hoteleve nga 3 rajone të rëndësishme turistike të Turqisë.

Panairi ku pjesëmarrësit do të marrin informacion dhe njohuri nga afër për hotelet më të njohura nga Antalya, Bodrum dhe Stamboll do të jetë i hapur për 3 ditë duke filluar nga ora 10:00-18:30 në sheshin Zahir Pajaziti.

Ndryshe, dita e parë e Max fest është e rezervuar për të vegjlit tanë me një program të plotë që nga mëngjesi, duke filluar nga ora 11:00 në sheshin Zahir Pajaziti, fëmijët do të mund të argëtohen me maskota e të bëjnë ngjyrosjen e fytyrës dhe duke vazhduar më pas me një koncert posaçërisht për ta e shumë aktivitete të tjera. Të gjithë fëmijët do të kenë mundësinë që gjatë kësaj dite të marrin kokoshka dhe pambuk sheqer falas.

Dita e dytë e Max Fest vazhdon në sheshin Zahir Pajaziti ku mbajtja e panairit të turizmit do të vazhdojë edhe gjatë kesaj dite, ndërsa mbrëmja u kushtohet përfaqësuesve të hoteleve nga 3 rajonet turistike të Turqisë, të cilët Max Travel do t’i presë në një darkë speciale me dyer të mbyllura.

Dita e tretë e këtij festivali madhështor, do të kulmojë natën e 17 majit me një super koncert nga ora 19:30 falas për publikun në sheshin Zahir Pajaziti, në të cilin Offchestra, Minatori dhe Yll Limani do të performojnë për të gjithë të pranishmit.

Vlen të theksohet se në ditën e tretë do të jetë i hapur edhe Panairi i Hoteleve gjatë tërë ditës

Max Travel është operator turistik në Kosovë që vepron nga viti 2016 dhe destinacionet kryesore që promovon janë Antalya, Bodrum dhe Stambolli në Turqi duke vazhduar me Dubain dhe Tajlandën si dhe shumë destinacione të tjera afrikane tanimë të hapura për turistët nga Kosova.

Jeni të mirëpritur në Max Fest nga data 15-17 maj, Max Travel nuk do t’ju kursej nga surprizat e tjera të përgatitura për ju.