Ja përgjigja…

Arsyeja pse stjuardesat ju kërkojnë të mbani grilat hapur në mometin e ngjitjes dhe zbritjes së avionit lidhet me sigurinë. E pyetur nga Tech Insider një stjuardesë tha:

“Në rast emergjence ne duhet të jemi në gjendje të shohim nga dritarja dhe të vlerësojmë kushtet jashtë. Nëse copëza të shkëputura nga avioni, zjarri ose uji ka bllokuar dritaret, ne nuk mund të përdorim atë dalje. Pasagjerët do të na duhet t’i drejtojmë diku tjetër.”

“Kjo mund të duket si një gjë e vogël, por në rast emergjence çdo sekond vlen. Çdo avion mund të evakuohet plotësisht në 90 sekonda ose më pak. Kjo do të thotë se një ekuipazh fluturimi ka më pak se dy minuta kohë për të drejtuar pasagjerët në daljet e emergjencës.