Prishtina Max Fest po vjen me 3 ditë festë, spektakël, panair dhe oferta të shumta

Përgatituni për një spektakël të vërtetë në qendër të kryeqytetit, në sheshin e ri George Bush në një organizim të vetëm dhe falas me superyjet si Elvana Gjata, Bardhi, Offchestra, Melinda, Sabri Fejzullahu dhe PINT Mc Kresha & Lyrical Son.

Prishtina Max Fest rikthehet me edicionin e tretë në Prishtinë, një bashkëpunim i ngushtë mes Max Travel dhe Komunës së Prishtinës sjell festivalin që do të ofrojë shumë aktivitete për të gjitha grupmoshat, ku në të njëjtën kohë do të jetë i hapur edhe panairi më i madh i turizmit në Kosovë duke sjellë për ju më shumë se 50 hotele nga destinacionet më të njohura të Turqisë si Antalya, Bodrum dhe Stamboll, si dhe hotele nga Egjipti dhe Dubai në një organizim të vetëm.

Prishtina Max Fest ka bërë të ditur se këtë vitë, me datat 7, 8 dhe 9 Maj 2023, Max Fest do të mbahet në sheshin George Bush në Prishtinë, ku gjatë këtyre tri ditëve do të ketë një super festë për fëmijë, promovime hotelesh, oferta speciale dhe në shenjë mirënjohjeje për të gjithë do të organizohen 3 netë super koncerte me yje të estradës.

Dita e parë e festivalit Max Fest do të jetë një ditë kushtuar fëmijëve. Gjatë gjithë ditës së dielë të 7 majit në sheshin George Bush, fëmijët do të kenë mundësinë të ndjekin koncertin e fëmijëve, të argëtohen me palaqo, maskota, të pikturojnë fytyrën, si dhe të marrin pjesë në shumë aktivitete të tjera që janë përgatitur enkas për ta. Në të njëjtën kohë do të mbahet edhe panairi i turizmit, ku hotelet do të prezantohen për të gjithë qytetarët. Kjo ditë do të mbyllet me një koncert gjigant me këngëtarët më të njohur Bardhi dhe Elvana Gjata

Dita e dytë e Max Fest do të vazhdojë në sheshin George Bush, ku do të vijojë panairi dhe prezantimi i hoteleve. Pasdite do të mbahet një takim me agjentët turistikë, me përfaqësues të hoteleve nga Turqia, Egjipti dhe Dubai, aviokompanive dhe pjesëmarrës të tjerë nga fusha e turizmit në Kosovë. Mbrëmja do të kulmojë me një koncert të jashtëzakonshëm nga Offchestra dhe Melinda

Në ditën e tretë, panairi do të vazhdojë për të gjithë qytetarët, por në të njëjtën kohë, në bashkëpunim me organizatën TOKA, për të shënuar Ditën e Evropës, do të jetë një ditë e veçantë për fëmijët me shumë aktivitete, lojëra të ndryshme, turne dhe sfida për ta. Të gjithë fëmijët do të kenë mundësinë të ngjyrosin banerin unik të përgaditur enkas për ta.

Ky festival madhështor do të mbyllet në mbrëmjen e 9 majit me një super koncert nga yjet më të njohur të muzikës Sabri Fejzuallahu dhe Pint Lyrical Son&Mc Kresha.

Bëhuni pjesë e Max Fest nga data 7,8 dhe 9 Maj, Prishtina Max Fest nuk do t’ju kursej nga surprizat e tjera të përgatitura për ju.

 

Programi i Prishtina Max Fest 2023

  • 7/Maj – 12:00 Hapja zyrtare e panairit dhe promovimi i hoteleve
  • 7/Maj – 13:00 Max Fest Dita e Fëmijeve ku përgjate tërë dites do të ketë aktivitete të ndryshme për fëmije si Koncert dhe Mini Disco, ngjyrosje te fytyres, palaqo dhe akrobacione të ndryshme dhe vallezime te femijeve.
  • 7/Maj – 15:00 Performance nga Qendra Kulturore e Komunes së Prishtines
  • 7/Maj – 15:00 Performance nga Shkolla e muzikes Pren Jakova Prishtine
  •  7/Maj – 20:00 Koncerti me performim Live – DJ | Bardhi | Elvana Gjata

_____________

  • 8/Maj – 10:00 Dita II e Panairit dhe prezentimi i hoteleve
  • 8/Maj – 17:00 Takim me agjentet turistik, hotelet nga Turqia, Egjipti dhe Dubai, kompanite ajrore dhe pjesemarres të tjerë nga fusha e turizmit në Kosovë
  •  8/Maj – 20:00 Koncerti me performim Live DJ | Offchestra | Melinda

 _____________

  • 9/Maj – 10:00 Dita III e Panairit dhe prezentimi i hoteleve
  • 9/Maj – 12:00 Prishtina Max Fest Dita e Evropes ku në bashkepunim me organizaten TOKA do të organizohen lojera, turnire dhe sfida për fëmijët.
  • 9/Maj – 13:00 Ngjyrosja e dhe prezentimi I banerit
  •  9/Maj – 20:00 Koncerti me performim Sabri Fejzuallahu | Pint Lyrical Son, Mc Kresha