Prishtina Max Fest 2023 po vazhdonë të jetë në sheshin George Bush edhe gjate ditës së 8 Majit, ndryshe nga dita e parë, më 8 Maj panairi filloj nga ora 10:00 për të gjithe qytetaret. 

Nga 7 deri më 9 maj në sheshin më të ri “George Bush” në Prishtinë, po ndodhin shumë gjëra për të ju përcjellur shumë argetim dhe emocion tek ju, me shumë aktivitete për fëmijë, supriza, mega koncerte me superyjet dhe mbi 50 përfaqësues të hoteleve nga Turqia, Dubai dhe Egjipti për të informuar qytetarët e Kosovës nga afër për gjithçka rreth hoteleve dhe sezonit veror 2023.

Festivali më i madhë jo komercial në Kosovë po vazhdon të jetë i hapur  ende duke filluar nga ora 10:00-23:00 në sheshin George Bush në Prishtinë.

Dita e 8 Majit u hap me panairin e turizmit ne sheshin George Bush nga ora 10:00 perderisa interesimi i qytetarve vazhdohej e rritej në anën tjeter nga ora 12:00 u be edhe pritja protokolare për te ftuarit special nga instancat e larta shtetore, vlen të theksohet se në vizit në panair ishte edhe ambasadori i Republikes se Turqis z.Sabri Tunç Angılı së bashku me perfaqesuesit Turkish Airlines z.Suad Abdullahu dhe z.Nuri Sancu.

Dita e dytë e Prishtina Max Fest nuk mbaron me kaq.

Mbrëmja e 8 Majit kulmoi kur në skenen gjigande tek Sheshi George Bush arriti artisti David Dreshaj me nje performanc të jashtëzakonshme para dhjetra mijëra qytetarve, për të vazhduar më pas me Offchestra të cilët përformuan për plot 60min dhe dhuruan një atmosferë që eshte veshtir per tu harruar ndonjehere, një mbremje e gjate dhe me plote atmosfer nuk mbaroi me kaq ishte Cozman ai qe vazhdoi të mbaj publikun të elektrizuar, koncerti i organizuar nga Max Travel në kuader të Prishtina Max Fest përfundoi me Melinda Ademin ku dhuroi për të gjithë të pranishmit një super energji me hitet e saj ndervite. 



Vlen të theksohet se energjia e pa shtershme e ketij koncerti gjatë tërë mbremjes ishin Fisnik Zymi e Donika Hyseni .

PRISHTINA MAX FEST ende me ju në sheshin George Bush me panair e koncert edhe per 1 dite tjetër.