Granada Luxury Belek është një hotel i krijuar për t’ju lënë me kujtime të paharrueshme të pushimeve tuaja.

Me konceptin Ultra All – Inclusive, juve ju pret një akomodim i rehatshëm, pishina të ndryshme, zgjedhje dhe argëtim të pafund për një eksperiencë të jashtëzakonshme.

Vetëm me super ofertën e Max Travel rezervoni tani pushimin tuaj në Granada Luxury Belek.

Në Granada Luxury Belek do të gjeni një shumëllojshmëri të dhomave, si dhoma standarde, dhoma familjare, dhoma luksoze familjare, Maldivian Houses dhe shumë të tjera. Çdo dhomë ofron rehati të papërshkrueshme dhe menjëherë do të ndjeni atmosferën pozitive të Granada Luxury Belek që në fillim.

Hotel Granada Luxury Belek ju ofron ndjesinë e Maldiveve, duke ofruar akomodim në Maldivian Houses në mes të ujërave. Dhomat janë projektuar në mënyrë specifike për të krijuar një atmosferë emocionuese të Maldiveve, ku çdo detaj është menduar për komoditetin tuaj. Kjo është një vend ideal për të kaluar ditët e para pas martesës tuaj.

Çdo orë e ditës është një mundesi per ju që te shijoni ushqime nga kuzhina tradicionale turke dhe ajo boterore si dhe një shumëllojshmëri pijesh të përgatitura enkas për ju.

Restoranti kryesor me hapësira të brendshme dhe të jashtme dhe restorantet e tjera të ushqimeve të vendosura në mënyrë të përshtatshme për akses të lehtë gjatë pushimeve tuaja ofrojne ushqime te ndryshme e te shijshme gjate tere kohes, per te mos harruar restorantet A’la Carte te cilat do ju dergojne ne nje dimension tjeter te ushqimeve ate te kuzhines se larmishme boterore.

Kur përmendim atraksionet dhe adrenalinen Granda Luxury Belek është padyshim në krye të listës me hapësirë të gjerë, pishina të shumta për të gjitha moshat, rrëshqitëse uji, shfaqje speciale dhe koncerte specifike, Granada Luxury Belek u ofron mysafirëve aktivitet dhe argëtim në një mjedis ku gjendet vetëm 35 minuta larg nga aeroporti i Antalyas.

Ndërsa ju relaksoni në rrezet e diellit, fëmijët tuaj do të kenë mundësinë të zbulojnë aventura të reja me bashkëmoshatarët në Grandy Kids’ Club. Kështu, ju do të jeni të qetë duke ditur se ata po kalonin kohën e tyre në një mjedis të sigurt dhe argëtues.

Granada Luxury Belek ofron një përvojë të paharrueshme pushimi për mysafirët e tij dhe kjo mund të realizohet padyshim duke marrë ofertat më të mira nga Max Travel.

Shfleto albumin për më shumë pamje të Granada Luxury Belek.