Dubai është ndryshe nga çdo qytet tjetër. Metropoli që ka njohur zhvillimin më të shpejtë në botë, është kthyer në një qendër të rëndësishme biznesi dhe në një destinacion të parezistueshëm futuristik.

Ndërtimet e habitshme si Burj Khalifa (ndërtesa më e lartë në botë) dhe Palm Jumeriah (ishulli artificial më i madh në botë) janë vetëm disa nga atraksionet mbresëlënëse të Dubait. Nuk dini nga ta filloni? Itinerari jonë ju vjen në ndihmë për të kaluar një fundjavë perfekte në këtë qytet të pabesueshëm.

“Dita e parë në Dubai”

  • Pazari i floririt, Deira

Zhytuni në dyqynet e pazarit më të famshëm në Deira, mbushur plot me flori dhe gurë të çmuar.

 Dubai_Gold_Souk_on_31_May_2007_Pict_2

  • Shtëpia muze dhe shkolla Al Ahmadiya

E thmeluar ne 1912 nga tregtari i perlave Sheikh Muhammed bin Ahmed bin Dalmouk, shkolla Al Ahmadiya është një nga shembujt më të mirë të mbijetesës së arkitekturës tradicionale të Emirateve.

  • Porti i vjetër

Një vështrim interesant mbi traditën detare të Dubait të vjetër.

Pushoni duke ngrënë një drekë të lehtë në kopshtin e Arabian Tea House Café. Menuja përmban një gamë të gjërë sanduiçesh dhe sallatash, plus lloje të ndryshme të mëngjeseve Arabe si dhe çajra dhe kafe tradicionale.

  • Bastakiya

Bastakiya është lagje e vjetër e Dubait. Humbni në labirintet e rrugicave të ngjushta të veshura me rrëmujën piktoreske të shtëpive tradicionale.

  • Muzeu i Dubait

Njihuni me historinë e Emirateve. Muzeu është vendosur në ndërtesën më të vjetër e qytetit.

Shtëpia e Sheikh Saeed al Maktoum është një nga muzetë më interesant të Dubait. Një koleksion i fotografive historike tregon në mënyrë kronologjike zhvillimin e jashtëzakonshëm të Dubait.

  • Darka

Shkoni në Barjeel Al Arab për një hamburger deveje :). Atmosfera arabe mbizotëron në këtë restorant të vendosur në një shtëpi tradicionale në Shindagha.

“Dita e dytë në Dubai”

Sheikh_Zayed_Road

  • Ecni në rrugën Sheikh Zayed

Niseni ditën duke vizituar Kullat e Emirateve dhe enduni në pjesën jugore të rrugës Sheikh Zayed, do të shihni arkitekturën më përfaqësuese te Dubait futuristik.

Ngjitur me Burj Khalifa është gjigandi Dubai Mall, me mbi 1200 dyqane që shtrihen në një hapësirë 1 milion m2 – duke e bërë lehtësisht qendrën tregtare më të madhe në botë.

  • Ngjituni në Burj Khalifa

Burj Khalifa është qiell-gërvishtësja më e lartë në botë. Ngjtuni në katin e 124 me ashensorin më të shpejtë në botë (ngjtija zgjat me pak se 60 sekonda). Pamaja nga lartë është unike.

burj khalifa

  • Dreka

Zini një tavolinë me pamje nga shatërvani i Dubait dhe Burj Khalifes tek Rivington Grill. Menuja është shumë e pasur, por nuk do të jetë ushqimi ai që do te mbani mend gjatë. Shtërvanin që kërcen nën ritmin e muzikës me siguri nuk do ta harroni kurrë.

Llastoheni veten me një çaj në barin me 7 yje, Skyview Bar në Burj al Arab.

  • Pazari Madinat Jumeirah

Shëtisni në kompleksin mahnitës Madinat Jumeirah (njihet si Venecia e Dubait), me kanalet lundruese dhe pazarin me arkitekturën e vjetër arabe.

Kaloni një mbrëmje romantike mbi kanalet e Medinat, në restorantin Pai Thai. Pas darkës një ose dy gota në Bahri Bar, janë të këshillueshme :). Dhe për ta mbyllur mbrëmjen denjësisht, kaloni edhe tek Pacha, është club-i më i mirë në Dubai.