Kompania e madhe britaniko-irlandeze “Royal Caribbean” po kërkon një fotograf për verën që do të vijë, i cili do të paguhet plot 3 mijë paund britanikë. Ky program internshipi zgjat tre javë, nga qershori në korrik. Lajmin e konfirmon “Conde Nast Traveler”, burimi më i sigurt mbi udhëtimet në të gjithë botën.

Gjithçka duhet të keni është një iPhone dhe shumë frymëzim, megjithëse nuk ka sesi të mos frymëzohesh kur udhëton me anijet më luksoze në destinacionet më ekzotike.

Interni do të lundrojë bashkë me pasagjerët e privilegjuar në tre prej kroçierave më të bukura në botë: “Ovacionet e Detit”, “Himni i Deteve” dhe “Liria e Deteve”, të cilat do ta çojnë të vizitojë Pekinin, New York-un dhe Barcelonën, përkatësisht.

Gjithçka duhet të bëni është të dokumentoni përvojën tuaj të paharrueshme në Instagram, siç do të bënit për çdo udhëtim tuajin. Të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga kompania.