Koncerti i organizuar nga Max Travel më 09 maj 2023 në kuadër të Prishtina Max Fest ka bërë bujë të madhe në skenën muzikore ndërkombëtare.

Derisa në sheshin George Bush në Prishtinë u mblodhën rreth 20 mijë veta për të mirëpritur super artistët e estradës sonë, ishte një detaj aty ku moderatori Fisnik Zymi iu drejtua të pranishmëve duke përmendur krenarinë e të gjithë shqiptarëve, këngëtaren me famë botërore Rita Ora, e cila mori vëmendjen e të gjithë të pranishmëve që nuk pushuan së brohorituri kur në fjalë ishte Rita.

Dhe kjo duket se e ka emocionuar pak këngëtaren në fjalë, një moment i veçantë është shënuar kur këngëtarja e njohur Rita Ora ka reaguar në Insta story për momentin nga koncerti i organizuar nga Max Travel.


“Kjo më bën mua të qaj”, shkroi Rita Ora krahas videos së postuar në Instagramin e saj personal.

Kjo nuk është hera e parë që koncertet e Max Travel bëhen të vëmendshme nga artistët ndërkombëtarë. Vitin e kaluar, koncerti u rishpërnda edhe nga këngëtarja turke Demet Akalin, që solli një reagim pozitiv nga ndjekësit e saj dhe fansat e muzikës në Turqi në përgjithësi.
Rita Ora, e njohur për talentin e saj të jashtëzakonshëm dhe përfaqësimin e muzikës britanike në skenën ndërkombëtare, ka përcjellë një mesazh të veçantë për koncertin e Max Travel në Prishtina Max Fest. Postimi i saj i ripostuar ka sjellë një shpërthim të reagimeve pozitive dhe ka rritur interesin për koncertin edhe më shumë.

Për Max Travel, kjo është një fitore e madhe dhe një vlerësim për punën e tyre të palodhshme në organizimin e ngjarjeve të nivelit ndërkombëtar. Koncerti i Max Fest 2024 është planifikuar të jetë një përvojë e jashtëzakonshme për publikun, duke sjellë artistë të njohur ndërkombëtarë dhe ofruar një spektakël muzikor të pamohueshëm.

 


Mbetet të shihet se vëmendjen e kujt nga artistet ndërkombëtarë do ta marrë Max Fest në vitin 2024.