Hong-Kongu është qyteti më i vizituar në botë, sipas një analize të numrit të turistëve ndërkombëtarë, raporton “Daily Telegraph”.

Raportohet për 26 milionë vizitorë në 2015-ën, viti i fundit për të cilin ka statistika të detajuara. Me këtë ky qytet aziatik po udhëheq në klasifikimin e këtij viti të “Euromonitor”. Qyteti ruan vendin e parë, pavarësisht nga një rënie prej 4% të vizitorëve kundrejt vitit 2014, kur e kanë vizituar 27.78 milionë njerëz.

Në vendin e dytë është Bangkok, i cili është vizituar nga 18.8 milionë turistë të huaj, Londra është në vendin e tretë me 18.6 milionë vizitorë. Të dy qytetet kanë rritur numrin rekord të turistëve në krahasim me vitin paraprak, respektivisht me 10% dhe 7%.

Sipas “Euromonitor”, Hong-Kongu po përballet me shumë vështirësi për të “ruajtur atraktivitetin, sidomos në mesin e turistëve të rinj kinezë”. Por të dhënat e fundit të agjencisë së udhëtimeve në qytet tregojnë se është vizituar nga shumë britanikë, 45.000 në vitin 2016, një rritje prej 6%.

Renditja tregon një ulje të atraktivitetit të Parisit për turistët. Kryeqyteti i Francës ka regjistruar një rënie të lehtë të vizitave në vitin 2015, por ende e zë vendin e pestë, pas Singaporit. Sulmet në nëntor 2015, megjithatë ishin shkaku i një viti të vështirë për turizëm në Paris.

Për arsye të ngjashme Antalya në Turqi ka regjistruar rënie për turistët me 5.5% dhe Sharm el Sheikh në Egjipt ka humbur 7.5% të vizitorëve.

Top 10 qytetet më të vizituara në botë:

  1. Hong Kong – 26.7 milionë turistë të huaj,
  2. Bangkok, Thailand – 18.7 milionë turistë të huaj,
  3. Londra, UK – 18.6 milionë turistë të huaj,
  4. Singapore – 16.9 milionë turistë të huaj,
  5. Paris, France – 15 milionë turistë të huaj,
  6. Macau – 14.3 milionë turistë të huaj,
  7. Dubai, UAE – 14.3 milionë turistë të huaj,
  8. Stambolli, Turqi – 12.4 milionë turistë të huaj,
  9. New York, Shtetet e Bashkuara – 12.3 milionë turistë të huaj,
  10. Kuala Lumpur, Malaysia – 12.2 milionë turistë të huaj

Max Travel ju ofron paketat ekonomikisht me te favorshme per udhetimet e juaja ne 3 nga 10 qytetet me popullore, zgjidh Max Travel per udhetimin tuaj drejt Bangkok-ut, Dubai-t dhe Stambollit me ofertat me te mira ne treg.

Ofertat fillojne nga

  • 199 Euro per vikend ne Stamboll (te perfshira Aeroplani, Hoteli me mengjes dhe transferi)
  • 499 Euro per 4 nete ne Dubai (te perfshira Aeroplani, Hoteli me mengjes dhe transferi)
  • 949 Euro per 9 nete ne Tajlande (te perfshira Aeroplani, Hoteli me mengjes dhe transferi dhe viza)

per me shume detaje kontaktoni me Max Travel ne 038 754 754 dhe 049 754 754