This slideshow requires JavaScript.

Pozita: Hoteli është i vendosur në regjionin Lara 14 km larg nga aeroporti i Antalisë si dhe 14 km nga qendra e qytetit. Hotel është direkt në plazh

Vendosja: Hoteli posedon gjithsej 585 dhoma. Prej tyre 407 janë dhoma standarde (32m²; 2+1pax), dhoma me pamje nga deti janë 28 (36m²; 2+1pax të gjitha me shtrat të ndarë), 72 dhoma të lidhura (2 dhoma standarde me derë në mes), dhoma familjare janë 18 (56m²; një dhomë dite + një dhomë gjumi), dhoma për persona me aftësi të kufizuara, Junior suitë janë 16 (51m²; standard + një kënd), suitë dhoma janë 30 (70m²; standard + një dhomë e ditës + 2 banjë), Executive suitë (116m² një dhomë gjumi me shtrat Francez + Jacuzzi, një dhomë gjumi me shtrat dyshe + banjë). Gjithashtu janë 6 Saray Villa executive (një dhomë gjumi me shtrat Francez + Jacuzzi + një dhomë dite, pishinë private vetëm për vilat). Të gjitha dhomat posedojnë ballkon, banjë private me dush dhe tharëse flokësh, ajër të klimatizuar, telefon direkt, mini bar (lëngjet rimbushen çdo ditë), arkë, TV satelitor.

Shërbimi: Ultra All Inclusive – mëngjesi, mëngjesi i vonshëm,dreka, darka, ushqim i lehtë në snack bar, si dhe ushqim në orët e vona, të gjitha pijet vendore alkoolike dhe joalkoolike si dhe ato standarde nga importi (Whiskey, gin, vodka, campari). A’la Carte restorantet me rezervim paraprak dhe mund të shfrytëzohen vetëm  një here gjatë qëndrimit, nuk lejohen fëmijët në moshë 6 vjeçare. Ushqimi dhe pijet në Wine House, pijet luxoze nga importi, shërbimi në dhomë, janë me pagesë.

Përmbajtja: Aquamarine restoranti kryesor me bufet të hapur (mëngjesi, dreka, darka), A’la Carte restoranti – Florit Restorant (kuzhinë Mediterane), Opal Restoranti (Latine), Coral Restoranti (lindjes së largët), rezervimi paraprak është i kërkuar (një herë gjatë qëndrimit). Snack Bar në plazh dhe pishinë, lobi garden café, wine house, vitaminë bar dhe Disko Bar. Për mysafirët në Saray Villas ekziston VIP shërbimi. Mjeku, larje rrobash dhe pastrimi kimik, kujdestar i fëmijëve, shërbim në dhomë, floktari, qendër tregtare, rent a car, telefoni, faksi, lojërat në kompjuter janë me pagesë.

Plazhi: Hoteli posedon plazh private me rërë, ombrella dielli, shtretërit dhe peshqirët janë pa pagesë. Tendat në plazh janë me rezervim paraprak dhe me pagës shtesë.

Sporti dhe argëtimi: Pishinë e jashtme dhe brendshme, pishinë për fëmijë, aqua park, pishinë me valë, qendër fitnesi, banjë Turke, saunë, dhomë me avull, 6 terrene për tenis, volejboll, basketboll, pingpong, bilardo, mini futboll, sportet ujore pa motor, mini golf dhe gym janë pa pagesë. Birilat, SPA & Wellness qendra, masazhi, sportet ujore me motor, terrenet për tenis janë me pagesë.

Program argëtimi me ekip profesional gjate ditës dhe në mbrëmje. Mini club për fëmijë për moshat 4 – 12 vjet.