KERVANSARAY LARA

Aeroporti 14 Km – 15 min
Qyteti me i afert Antalya – 15 Km
Plazhi Direkt ne Pllazh
Wi-Fi Pa Pagese

 

Pozita: Kevansaray Lara është i vendosur në regjionin Lara, 14km larg nga aeroporti i Antalisë si dhe 12km nga qendra e qytetit. Hoteli është direkt në plazh.

Vendosja: Kevansaray Lara posedon gjithsej 579 dhoma. Prej tyre 435 janë dhoma standarde (32-36 m² 2+1pax, kryesisht me dy krevate), dhoma lidhëse 72 (dy dhoma standarde me derë në mes, max.4pax), 18 dhoma Familjare (56m²; një dhomë e madhe me një pjesë ndeje, në banjë), 16 Junior Suita (51m², dhomë e gjumit dhe dhomë e ditës) 30 Suita (70m², një dhomë gjumi, një dhomë e ditës, dy banjo) si dhe dhoma për përsona me aftësi të kufizuara. Të gjitha dhomat posedojnë ballkon, banjë private me vaskë dhe tharëse flokësh, sistem qëndror të klimatizimit i cili punon sipas kushteve klimatike, telefon direkt, mini bar (lëngjet rimbushen çdo ditë), arkë, TV satelitor me kanale muzikore, ballkon.

Shërbimi: Ultra All Inclusive – mëngjesi, mëngjesi i vonshëm, dreka, darka, ushqim i lehtë në snack bar, si dhe ushqim në orët e vona, të gjitha pijet vendore alkoolike dhe jo-alkoolike si dhe ato standarde nga importi (Whiskey, gin, vodka, campari), A’la Carte restorantet me rezervim paraprak dhe mund të shfrytëzohen vetëm një herë gjatë qëndrimit, (nuk lejohen fëmijët nën moshën 6 vjeç). Me pagesë: pijet luksoze, verërat speciale, lëngu i freskët i frutave, pijet energjike, shërbimi në dhomë.

Përmbajtja: Kevansaray Lara posedon : Aquamarine – restoranti kryesor me bufet të hapur (mëngjesi, dreka, darka), A’la Carte restoranti – Florit Restorant (kuzhinë Mediterane), Opal Restoranti (kuzhinë Latine), Coral Restoranti (kuzhinë e Lindjes së Largët), rezervimi paraprak është i kërkuar. Snack Bar në plazh dhe pishinë, Lobby garden café, wine house, Vitamin bar dhe Disko. Me pagesë: mjeku, larje rrobash dhe pastrimi kimik, kujdestar i fëmijëve, floktari, qendër tregtare, rent a car, telefon, faks, lojëra kompjuterike, kafe. WI-FI internet në të gjithë hotelin është me pagesë shtesë.

Plazhi: Kevansaray Lara posedon plazh privat me rërë, ombrella, shtretërit dhe peshqirët janë pa pagesë. Pavijonet në plazh janë me rezervim paraprak dhe me pagës shtesë.

Sporti dhe argëtimi: Kevansaray Lara posedonë pishinë e jashtme dhe e brendshme, pishinë për fëmijë, Aqua Park, pishinë me valë, qendër fitnesi, banjë Turke, saunë, dhomë me avull, 6 fusha për tenis, volejboll, basketboll, pikado, ping-pong, biliardo, mini futboll, mini golf. Me pagesë: Luna Park, bowling, SPA & Wellness qendra, masazhi, sportet ujore me motor, raftingu, ndriqimi për terenet e tenisit janë me pagesë shtesë.

Programe argëtuese me ekipe profesionale gjatë ditës dhe në mbrëmje. Mini klub për fëmijë nga 4–12 vjet.