Antalya është një destinacion i shkëlqyeshëm për një pushim familjar që do të ju ofroj një kombinim të diellit, plazheve dhe hoteleve me shumë aktivitete.

Nëse jeni në kërkim të një agjencie të udhëtimit që do të ndihmojë në planifikimin e pushimeve tuaja, MAX TRAVEL është zgjedhja e duhur.

Disa resorte të shkëlqyera në Antalya shkojnë aq larg sa kanë krijuar koncepte te dedikuara per femije dhe jane superior sa i përket atraksioneve te dedikuara për fëmijë, në këto hotele do të gjeni gjithmonë shumë aktivitete për fëmijët e vegjël e deri tek adoleshentët.

Për më tepër, në krahasim me shumë alternativa evropiane, hotelet turke ofrojnë çmime të përballueshme, shërbimi është aq i mirë në hotelet e Antalyas, saqë do të keni dëshirën të mos ktheheni në jetën e përditshme.

Max Travel ju sjell një listë të plotë të hoteleve më të mira familjare në Antalya. Nëse dëshironi të shijoni pushimet tuaja në një vend të mrekullueshëm me familjen tuaj, zgjidhni Antalyan dhe MAX TRAVEL për të bërë pushimet tuaja të paharrueshme.

 

MEGASARAY RESORT SIDE

I vendosur në Side të Antalyas, Megasaray Resort Side ofron një mundësi pushimi të paharrueshme duke përfshirë natyrën dhe argëtimin së bashku me familjen tuaj. Me konceptin Ultra All Inclusive, kënaqësia e mysafirëve mbahet gjithmonë në nivelet më të larta. Me një sherbim cilësor nuk ka si të mungoj edhe akomodimi i rehatshëm. Megasaray Resort Side perveq daljes ne det ka edhe një pishinë të jashtme, pishinen per femijë, një pishinë të brendshme dhe rrëshqitje uji. Ju gjithashtu keni edhe zonen e cila është projektuar për të rinovuar trupin dhe mendjen tuaj duke bere spa, sauna, masazh, fitness si dhe sporte te ndryshme. Megasaray Resort Side mendon edhe per femijet tuaj, Misi Kids Club ju ofron fëmijëve një përvojë argëtuese dhe i lejon ata të argetohen deri ne maksimum per te gjitha moshat.

 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 60 minuta
 Free Wifi: PO
️ Direkt ne plazh: PO
 Kids Concept: PO

 

GRANADA LUXURY BELEK

Granada Luxury Belek është krijuar për t’ju lënë me kujtime të paharrueshme pushimesh me pishinat e tyre të mrekullueshme dhe vendet e argëtimit qe ky hotel ju ofron. Granada Luxury Belek. Kur përmendim atraksionet dhe adrenalinen Granda Luxury Belek është padyshim në krye të listës me hapësirë të gjerë, pishina të shumta për të gjitha moshat, rrëshqitëse uji, shfaqje speciale dhe koncerte specifike, Granada Luxury Belek u ofron mysafirëve aktivitet dhe argëtim në një mjedis ku gjendet vetëm 35 minuta larg nga aeroporti i Antalyas. Ndërsa ju relaksoni në rrezet e diellit, fëmijët tuaj do të kenë mundësinë të zbulojnë aventura të reja me bashkëmoshatarët në Grandy Kids’ Club. Kështu, ju do të jeni të qetë duke ditur se ata po kalonin kohën e tyre në një mjedis të sigurt dhe argëtues.

Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 30 minuta
 Free Wifi: PO
️ Direkt ne plazh: JO
 Kids Concept: PO

 

ASTERIA KREMLIN PALACE

Asteria Kremlin Palace ju ofron juve dhe të dashurve tuaj mundësi akomodimi ne dhoma standarde, dhoma familjare dhe suita te vecanta. Bëj një udhëtim në botën e shijeve me Asteria Kremlin Palace. Kuzhinierë ekspertë, shijet unike do t’ju habisin. Angel Kids Club, do të jetë qendra e kohës së lirë për fëmijet! Klubi i fëmijëve do të ofrojë aktivitete dhe shërbime të ndryshme të dizajnuara posaçërisht, të përshtatshme për fëmijët e të gjitha grupmoshave. Gjithë ditën çdo ditë, femijet mund të shijojnë pushimet e tyre të mbushura me argëtim dhe emocione. Asteria Kremlin Palace ofron argëtim të pakufizuar për mysafirët e saj me aktivitete sportive dhe argëtuese gjatë gjithë ditës. Mbrëmjet e ngjyrosura me shfaqje argëtuese animacioni vazhdojnë deri në orët e vona me disko në ajër të hapur.

Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 20 minuta
 Free Wifi: PO
️ Direkt ne plazh: PO
 Kids Concept: PO

 

VOX MARIS 

I vendosur në Side, Vox Maris Resort është adresa e re për një pushim të rehatshëm dhe të këndshëm me një koncept shërbimi cilësor Ultra All – Inclusive. Me pamje nga deti dhe me plazhin e saj privat, Vox Maris kjo e bene edhe me te veqant qe ju edhe familja juaj te beni pushim te kendshem. Ju gjithashtu mund ti shfrytezoni edhe pishinat. Ekipi profesional i animacionit do të dekorojë festën tuaj me kujtime të paharrueshme me aktivitete dhe organizime shumëngjyrëshe si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës. Shijoni pijen tuaj në natën e kërcimit me muzikë live në LACUS Bar. 

Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 60 minuta
 Free Wifi: PO
️ Direkt ne plazh: JO
 Kids Concept: PO

 

TUI MAGIC LIFE JACARANDA

I vendosur në një plazh të bukur dhe të gjerë me rërë pranë Side, Tui Magic Life Jacaranda ofron një përvojë pushimi të plotë në konceptin Ultra All – Inclusive. Në Tui Magic Life Jacaranda, dhomat e thjeshta dhe shumëngjyrëshe do ju bejne te ndiheni me rehat se asnjeherë, pasi disa janë të pajisura me një tarracë dhe të tjera gjithashtu kanë pamje nga pishina. Sporti është shumë i rëndësishëm këtu: ZUMBA, volejboll plazhi, tenis dhe një përzgjedhje e madhe e programeve të fitnesit. Një gamë gjithëpërfshirëse kënaqësie, mirëqenieje dhe argëtimi plotëson lumturinë tuaj të pushimeve. Ky klub është i njohur me çifte dhe familje.

Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 40 minuta
 Free Wifi: PO
️ Direkt ne plazh: JO
 Kids Concept: PO

 

Mukarnas Resort

Mukarnas Resort&Spa ju ofron sherbim ne konceptin Ultra All Inclusive. Dhe sa herë që dëshironi të freskoheni, në Mukarnas Resort&Spa jane ne dispozicionin tuaj 3 pishina të jashtme dhe 1 të brendshme,njera nga to eshte e dedikuar per femijet. Dhe sa herë që dëshironi të freskoheni, në Mukarnas Resort&Spa jane ne dispozicionin tuaj 3 pishina të jashtme dhe 1 të brendshme,njera nga to eshte e dedikuar per femijet. Por jo vetem kaq femijet kan pjesën e tyre të vecante ne Mukarnas Resort&Spa ku do ken aktivitete te shumta gjate tere dites.

Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 70 minuta
 Free Wifi: PO
️ Direkt ne plazh: PO
 Kids Concept: PO

 

Kirman Belazur

I vendosur në Belek të Antalyas, Kirman Belazur Resort ofron një pervojë të paharrueshme pushimi për mysafirët. Me konceptin Ultra All – Inclusive, Kirman Belazur Resprt posedon plazhin e tij të mrekullueshëm me koncept të rinovuar të ushqimit dhe pijeve të cilësisë më të mirë, klub për fëmijë, pishinë për fëmijë, Aquapark, Patisserie. Ku perveq te rriturve, pishinat me rrëshqitëse uji janë gjithashtu të disponueshme dhe të përshtatshme për familjet me fëmijë. Kirman Belazur Resort në Belek ofron një përvojë të paharrueshme pushimi për mysafirët e tij.

Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 30 minuta
 Free Wifi: PO
️ Direkt ne plazh: PO
 Kids Concept: PO

 

Dosinia Luxury Resort

Dosinia Luxury Resort është një hotel luksoz i vendosur në Antalya që garanton një përvojë të mrekullueshme të akomodimit në mes të natyrës së qetë. Me konceptin Ultra All – Inclusive, për një përvojë unike akomodimi në Dosinia Luxury Resort do të gjeni disa lloje dhomash. Ju do të keni mundësinë të shijoni ushqime të shumëllojshme dhe të shijshme nga kuzhina turke dhe ajo botërore. Më e veqanta qe vlen të theksohet eshte se Dosinia Luxury Resort ka qasje të drejtpërdrejtë në plazh. Për fëmijët, Dosinia Luxury Resort ofron një pjesë të veçantë me aktivitete të shumta për argëtim të pafund. Ata mund të shijojnë rrëshqitësitë në ujë dhe lojrat e tjera të përshtatshme për moshën e tyre. Ndërsa ata kanë kohë të shijojnë rrezet e diellit dhe qetësinë e pishinave të shumta të hotelit, ju mund të relaksoheni dhe të gëzoheni në ambientin e jashtëzakonshëm.

 

Titanic Deluxe Belek

Nëse jeni një dashamirës i golfit dhe perjetimeve luksoze përgjatë pushimeve tuaja, Titanic Deluxe Golf Belek është një zgjedhje ideale për ju. Me 594 dhomat e tij ofron shërbimet e tij në Belek me konceptin Ultra – All Inclusive. Dhomat me pamje nga deti, pylli, lumi, mali dhe fusha e golfit janë projektuar duke marrë parasysh të gjitha detajet. Titanic Deluxe Golf Belek e bën të ngrënit një kënaqësi dhe ka restorante turke, italiane, Beef Grill Club dhe Sea Food A’la carte. Relaksohuni në një nga dhjetë pishinat ose provoni mbi një kilometër plazh privat me rërë me një sërë aktivitetesh dhe lehtësish për të kaluar gjithë ditën që Titanic Deluxe Golf Belek ofron.

 Transferi nga Aeroporti ne Hotel: 25 minuta

 Free Wifi: PO

 Direkt ne plazh: JO 

 Kids Concept: PO

 

Rezervo tani


Viber

Whatsapp

Facebook Messenger