Kulla e famshme e Vashës (Maiden’s Tower) në Stamboll u rihap të enjten pas një restaurimi dy vjeqar. Një nga vendet e para që të vjen në mendje kur bëhet fjalë për vendet për t’u vizituar gjatë qendrimit tuaj në Stamboll dhe ju nuk duhet humbisni këtë.

Me ofertat me të mira të Max Travel ju mund të arrini cdo destinacion.

E vendosur në pikën ku takohen dy kontinente në mes të Bosforit, Kulla e Vashës ka dëshmuar të gjitha periudhat nga epoka e lashtë bizantine në atë otomane me historinë e saj 2500-vjeçare ka shërbyer për qëllime të ndryshme gjatë gjithë ekzistencës së saj.

 

Cka është “Kulla e Vashës”?

Kulla e Vashës (Maiden’s Tower) u ndërtua në një ishull të vogël në brigjet e Salacak. Kulla e Vashës ka shumë legjenda të treguara për të dhe e gjen gjithmonë vendin e saj në fotografitë magjepsëse të Bosforit, është një adresë ikonë e vizituar shpesh nga turistët vendas dhe të huaj si një nga simbolet më të rëndësishme të Stambollit sot.

 

Pse ka qenë e mbyllur?

Kulla e Vashës është e mbyllur për shkak të punimeve restauruese ku thuhet se pas punimeve do të shërbejë si muze. Gjatë renovimit, u zbulua se Kulla e Vashës ishte dëmtuar nga kripa dhe kimikatet e tjera në beton, çimenton e përdorur per shtyllat mbajtëse nuk ishte e ngjitur me njëra-tjetrën. Rrugë kalimet u ndërtuan gjithashtu rreth mureve të oborrit që vizitorët të ngjiten në kullë dhe të shijojnë pamjen e Stambollit.

 

Emri “Kulla e Vashës” vjen nga një legjendë

Emri vjen nga një legjendë ku perandori bizantin dëgjoi një profet që i thoshte se vajza e tij e dashur do të vdiste në moshën 18-vjeçare nga një gjarpër. Kështu ai vendosi ta fuste në këtë kullë të ndërtuar mbi një shkëmb në Bosfor të izoluar nga toka, kështu që asnjë gjarpër nuk mund ta vriste apo ti afrohej.

 

Ku është Kulla e Vashës?

Kulla e Vashës, e cila u ndërtua në një ishull të vogël në lagjen Üsküdar të Stambollit, në brigjet e Salacak ndodhet në Bosfor. Ka 2 mënyra të ndryshme për të shkuar në Kullën e Vashës, ju mund të arrini në Kullën e Vashës me udhëtime me varkë nëpërmjet Üsküdar Salacak dhe Kabataş.

 

Cka me bo në “Kullën e Vashës”

Kulla e Vashës është një pikë e njohur turistike në Stamboll që ofron një sërë aktivitetesh për vizitorët. Është gjithashtu një zgjedhje e shkëlqyer për ata që kërkojnë aktivitete verore, turne në pallat ose sporte ujore. Kulla e vashës ofron aktivitete për çifte, dalje familjare, romancë dhe raste të veçanta, si dhe oferta dhe zbritje. 

Disa nga aktivitetet më të mira për ti bërë:

  • Eksploroni Kullën: Pasi të keni mbërritur në Kullën e Vashës, mund të eksploroni vetë kullën për të mësuar historinë dhe legjendat që lidhen me të. Në brendësinë e Kullës strehohet një muze ku permes saj mund të kuptoni edhe më shumë informacione.
  • Bëni një shëtitje me varkë: E vetmja mënyrë për të arritur në Kullën e Vashës është me varkë. Perveq kësaj, ju mund të shijoni një shëtitje të shkurtër me varkë për pamjet e bukura të Stambollit dhe Bosforit.
  • Admironi pamjet gjatë lindjës ose perëndimit të diellit: Kulla ofron pamje mahnitëse panoramike të Stambollit, ngushticës së Bosforit dhe zonës përreth. Merrni kohën tuaj për t’u zhytur në bukurinë dhe për të kapur fotografi të paharrueshme nga kuverta e vëzhgimit të kullës.

Sido që të jenë interesat tuaja, Kulla e Vashës ka diçka për t’ju ofruar por sigurisht duke marrur ofertën më të mirë të Max Travel për udhëtimin tuaj të ardhshëm!