Në Orange County Kemer ju mund perjetoni një përvojë unike të Amsterdamit në sfond, me pamje të mrekullueshme të maleve të Demit dhe ujërave blu të Mesdheut.

Vetëm me super ofertën e Max Travel rezervoni tani pushimin tuaj në Orange County Kemer.

Duke kombinuar konceptin holandez të argëtimit falas dhe luksin e një hoteli me pesë yje, Orange County Kemer i dedikohet vetëm te rriturve (+18) që dëshirojnë të gëzojnë pushimet e tyre në një ambient të qetë dhe të bukur apo edhe si ide per të kaluar muajin e mjaltit.

Me konceptin Ultra All Inclusive, kënaqësia e mysafirëve mbahet gjithmonë në nivelet më të larta.

Në Orange County Kemer, ju do të gjeni një gamë të gjerë të restoranteve me cilësi të lartë dhe standarde higjienike. Këtu mund të provoni kuzhinën turke dhe atë botërore në restaurantin kryesor, si dhe të shijoni ushqime nga kuzhina e ndryshme në restaurantet A’ la Carte.

Akomodimi në Orange County Kemer i ofron mysafirëve të tij një gamë të ndryshme të dhomave, duke filluar nga dhomat standarde, dhomat luksoze, suitat e veçanta, deri te vilat unike. Për secilën dëshirë të mysafirit, Orange County Kemer ka një zgjidhje të përshtatshme.

Ky hotel ndodhet në Kemer të Antalyas, buzë plazhit me ujërat e kthjellta të Mesdheut. Përveç plazhit të veçantë me rërë, Orange County Kemer ofron gjithashtu një pishinë të jashtme, një pishinë të brendshme dhe dy rrëshqitje uji, për të siguruar argëtimin dhe freskimin e mysafirëve gjatë qëndrimit të tyre.

Orange County Kemer gjithashtu ofron një gamë të gjerë opsionesh tërheqëse dhe aktivitetesh argëtuese për mysafirët. Ju mund të relaksoni veten në saunat ose banjat turke, ndërsa për sportistët, kanë mundësi për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme në plazh ose në qendrën e fitnesit, e cila është falas për përdorim.

Hotel Orange County bëhet një qendër argëtimi gjatë mbrëmjeve, duke e kthyer qëndrimin tuaj në një seri festash të paharrueshme, me një atmosferë madhështore dhe emocionuese, deri vonë në natë me muzikë nga DJ-të.

Distanca nga aeroporti i Antalyas deri në Orange County Kemer është vetëm 60 minuta, duke e bërë atë një destinacion lehtësisht te arritshëm për mysafirët.

 

Kontakto tani në Max Travel për të rezervuar pushimin tuaj këtë verë me super oferta!

Shfleto albumin për më shumë pamje të Orange County Kemer!