eSIM Falas — 10 GB Internet në Turqi

10 GB FALAS

eSIM falas për Turqi

10 GB internet falas për klientët e Max Travel. Aktivizo në pak minuta, përdore sapo zbret në aeroportin e Antalyas.

Si ta merrni eSIM-in falas — 3 hapa

Vetëm 3 gjëra duhen: shkarko aplikacionin DataMAX, regjistrohu me email aktiv, na dërgo të dhënat. Pas verifikimit, ekipi ynë ia shton llogarisë suaj paketën 10 GB.

1

Shkarko aplikacionin DataMAX

Hape App Store ose Google Play në telefonin tënd dhe shkarko aplikacionin falas DataMAX. Telefoni duhet të mbështesë eSIM dhe të jetë i hapur për përdorim ndërkombëtar.

2

Krijo llogari në DataMAX

Hape aplikacionin dhe regjistrohu me një email aktiv. Ky email duhet të jetë i saktë sepse aty lidhet pakoja falas e 10 GB.

3

Na dërgo të dhënat

Plotëso formularin më poshtë me email-in e DataMAX dhe numrin e rezervimit. Pas verifikimit, ekipi ynë ta shton paketën brenda 24 orëve pune.

📝 Dërgo të dhënat e tua

Pas verifikimit të rezervimit, paketa 10 GB do të aktivizohet automatikisht në llogarinë tënde të DataMAX-it. Të gjitha të dhënat trajtohen me konfidencialitet.

Email-i me të cilin u regjistrove në aplikacionin DataMAX.
Numri i rezervimit me 6 shifra që ke marrë nga Max Travel.
Për kontakt të shpejtë në rast verifikimi.

Preferon WhatsApp? Na shkruaj direkt në +383 49 754 754 →

Pas aktivizimit

Si ta instalosh eSIM-in në telefon

Pas verifikimit nga ekipi ynë, paketa 10 GB shfaqet automatikisht në aplikacionin DataMAX. Instalimi është me një klik — aplikacioni e konfiguron eSIM-in pa kërkuar QR kode apo hapa manualë.

1

Lidhu me Wi-Fi

Sigurohu që telefoni është i lidhur me Wi-Fi (jo me data 4G/5G). Instalimi i eSIM-it kërkon Wi-Fi.

2

Hape aplikacionin DataMAX

Hap aplikacionin DataMAX me email-in me të cilin u regjistrove. Paketa 10 GB do të jetë e dukshme në ekranin kryesor.

3

Shtyp "Install eSIM"

Brenda aplikacionit, shtyp butonin "Install eSIM". DataMAX e konfiguron automatikisht — pa QR kod.

4

Konfirmo në cilësimet

Telefoni shfaq një kërkesë sistemi për të shtuar planin celular. Shtyp "Add Data Plan" / "Shto" dhe prit pak sekonda.

5

Cakto emrin (etiketën)

Sapo instalohet, jepi një emër (p.sh. DataMAX Turqi) që ta gjesh lehtë në listën e linjave.

6

Në Turqi → aktivizo

Kur zbret në Antalya, shko te Settings → Cellular / Mobile Data, zgjidh linjën DataMAX, dhe aktivizo Data Roaming për atë linjë.

💡 Këshillë: mos e fshi eSIM-in pas instalimit — paketa funksionon vetëm kur eSIM-i mbetet i shtuar.

⚠️ E rëndësishme

  • Telefoni duhet të mbështesë eSIM dhe të jetë i hapur (jo i bllokuar) për përdorim ndërkombëtar.
  • Përdor Wi-Fi gjatë instalimit të eSIM-it. Mos e fshi eSIM-in pasi të instalohet.
  • eSIM-i është për internet; nuk zëvendëson numrin tënd të telefonit për thirrje ose SMS.
  • Në Turqi, aktivizo linjën DataMAX dhe Data Roaming për atë linjë.
  • Vlefshmëria dhe kushtet aplikohen sipas ofertës së rezervimit.

Pyetjet më të shpeshta për eSIM-in

Çfarë është eSIM dhe si funksionon?

eSIM (embedded SIM) është një kartë SIM dixhitale e ndërtuar drejt në telefon. Në vend që të vendosësh një kartë fizike, eSIM-i shkarkohet dhe instalohet me programim. Kjo do të thotë që mund të kesh disa numra/plane në të njëjtin telefon pa ndërruar kartën fizike.

Paketa jote 10 GB për Turqi është një eSIM nga DataMAX, e cila shtohet pa hequr kartën tënde aktuale.

A e mbështet telefoni im eSIM-in?

Shumica e telefonave të prodhuar pas 2018-tës e mbështesin eSIM-in. Lista e shkurtër:

  • iPhone: XS, XR dhe të gjithë modelet pas tij (iPhone 11, 12, 13, 14, 15, 16)
  • Samsung Galaxy: S20 dhe pas, Note 20, Z Flip/Fold 2 dhe pas
  • Google Pixel: 3 dhe pas
  • Huawei P40 Pro, Oppo Find X3 Pro e disa Xiaomi 12+

Për ta verifikuar, shko te Settings → About Phone dhe kërko "EID" — nëse ekziston, telefoni mbështet eSIM. Ose pyet ekipin tonë në WhatsApp para se të bësh rezervimin.

A do të zëvendësohet karta ime SIM aktuale?

Jo. Karta jote SIM aktuale mbetet aktive. eSIM-i i DataMAX shtohet si linjë e dytë (Dual SIM). Mund të kesh të dyja njëkohësisht:

  • Karta jote (Vala, IPKO, Albtelecom, etj.) për thirrje + SMS + numrin tënd
  • eSIM-i DataMAX për internetin në Turqi

Në Turqi, ti zgjedh në cilësime se cila linjë përdoret për data. Numri yt për thirrje mbetet ai i kartës fizike.

Sa shpejt aktivizohet pas dërgimit të formularit?

Brenda 24 orëve pune (Hënë–Shtunë, 09:00–18:00). Në praktikë, shumica e kërkesave përpunohen brenda 2-4 orëve.

Pas verifikimit do të marrësh një email konfirmimi. Pastaj hapja e aplikacionit DataMAX shfaq paketën 10 GB të gatshme për instalim me një klik.

Sa ditë vlen paketa 10 GB?

Paketa zyrtare TURKEY 10 GB e DataMAX ka vlefshmëri 365 ditë (1 vit) nga momenti i aktivizimit në Turqi. Aktivizimi ndodh automatikisht kur eSIM-i lidhet për herë të parë me një rrjet turk.

Kjo do të thotë: nëse përdor vetëm 4 GB gjatë pushimit të parë, GB-të e mbetura mbeten të vlefshme deri në vizitën tjetër në Turqi brenda vitit.

Çfarë ndodh kur më mbarojnë 10 GB?

Aplikacioni DataMAX të njofton kur përdorimi arrin 80% të paketës. Sapo mbushen 10 GB, interneti ndalon — nuk ka tarifa surprizë.

Mund të blesh paketë shtesë direkt nga aplikacioni DataMAX. Paketat shtesë për Turqi nisin nga rreth €5-€15 sipas sasisë (3 GB / 5 GB / 10 GB / 20 GB). Çmimet konfirmohen brenda aplikacionit.

Cili operator celular përdoret në Turqi?

Paketa TURKEY 10 GB përdor rrjetin Türk Telekom Mobile (AVEA) — një nga tre operatorët kombëtarë të Turqisë, me mbulim të plotë në të gjitha zonat turistike (Antalya, Side, Belek, Alanya, Istanbul, Bodrum, Marmaris, Kapadokia).

Shpejtësia është 4G/LTE në zonat me mbulim, dhe 3G në zonat malore më të largëta.

A mund të bëj thirrje ose dërgoj SMS me eSIM-in?

Jo. Paketa DataMAX është vetëm për internet (data). Për thirrje dhe SMS përdor:

  • Kartën tënde aktuale (me roaming nga operatori yt — kontrollo tarifat para se ta përdorësh)
  • Aplikacione si WhatsApp / Viber / FaceTime / Telegram për thirrje falas mbi internet
A funksionon eSIM-i edhe jashtë Turqisë?

Paketa 10 GB falas është e konfiguruar vetëm për Turqi. Nëse udhëton në një vend tjetër (Bullgari, Greqi, Egjipt), eSIM-i nuk do të funksionojë me atë paketë.

Aplikacioni DataMAX ofron paketa për mbi 150 vende të tjera — mund t'i blesh sipas nevojës direkt brenda aplikacionit.

A ka kosto për paketen 10 GB?

Jo — paketa është 100% falas për klientët e Max Travel që kanë bërë një rezervim aktiv (pushime, paketë me hotel, ose udhëtim grupor në Turqi). Është një dhuratë nga ne për ty.

Nuk ka kosto për shkarkimin e aplikacionit, regjistrimin, instalimin e eSIM-it, ose paketen 10 GB. Vetëm rastet kur dëshiron internet shtesë mbi 10 GB përfshijnë pagesë direkt te DataMAX.

Si e fshij eSIM-in pas kthimit në shtëpi?

Pasi të kthehesh, eSIM-i thjesht qëndron i instaluar — nuk shkakton kosto ose probleme. Por nëse dëshiron ta heqësh:

iPhone: Settings → Cellular / Mobile Data → DataMAX → Delete eSIM

Android: Settings → Network & Internet → SIMs → DataMAX → Erase eSIM

⚠️ Mos e fshij gjatë pushimeve në Turqi — fshirja është e pakthyeshme dhe do të humbasësh paketen e mbetur.

Çfarë bëj nëse eSIM-i nuk lidhet me rrjetin në Turqi?

Kontrollo një nga një:

  • Te Settings → Cellular, sigurohu që linja DataMAX është aktive (jeshile/blu)
  • Te linja DataMAX, aktivizo Data Roaming (kërkohet edhe pse paketa është bërë për Turqi)
  • Cakto linjën DataMAX si "Cellular Data" default (jo si numër kryesor)
  • Riniso telefonin një herë
  • Nëse vazhdon, hap aplikacionin DataMAX → "Support" për diagnostikim direkt

Për probleme që nuk zgjidhen, na shkruaj në WhatsApp +383 49 754 754 dhe do të ndihmojmë në kohë reale.

A mund të kem disa eSIM të DataMAX njëkohësisht?

Po, varësisht modelit të telefonit. Shumica e iPhone-ve pas iPhone 13 mbështesin deri në 8 eSIM (por vetëm 2 aktive njëkohësisht). Telefonat Android pak më të vjetër kanë limite më të vogla.

Praktikisht, për pushimet 1 eSIM mjafton. Nëse rikthehesh më pas në Turqi, mund të riaktivizosh të njëjtin eSIM ose të marrësh një të ri me një paketë të re.