Me një atmosferë elektrizuese dhe energji të pashterrshme, ka perfunduar edhe edicioni i tretë i Festivalit më të madh jokomercial “Prishtina Max Fest” këtë të martë më 9 maj e që ka filluar nga 7 maj.

Për tri ditë nga ora 10:00 deri në 23:00, në këtë organizim madhështor i cili është planifikuar dhe është zhvilluar nën mbikëqyrjen e Max Travel në sheshin më të ri të “George Bush” ka pasur shumë gjëra për të bërë duke filluar nga panairi i turizmit, shumë surpriza, aktivitete të ndryshme dhe megakoncerte për të gjitha grupmoshat në një organizim të vetëm, ku ka kaluar kufijtë e pritshmërisë për menyrën e përsosshmërisë në të gjitha detajet. 

Festivali më i madhë jo komercial në Kosovë ka qenë i hapur për 3 ditë me radhë duke filluar nga ora 10:00-23:00 në sheshin George Bush në Prishtinë.

Panairi i turizmit fillonte cdo ditë prej orës 10:00 nga data 7-9 maj, ku ofronte një mundësi të shkëlqyer për të njohur më mirë hotelet luksoze të destinacionave te njohura nga Turqia, si Antalya dhe Bodrum po ashtu edhe per hotelet nga Dubai e Egjipti. Përmes broshurave, përfaqesuseve të hoteleve dhe stafit të Max Travel të gjithë të interesuarit kishin mundësi të merrnin informacione për të planifikuar udhëtime gjatë 2023 dhe të bënin rezervimin e tyre direkt prej sheshit George Bush nga agjentat e shitjes së Max Travel.

7 Maj 2023

Ditës së 7 Majit i priu programi madhështor i përgaditur enkas për fëmijët, e në anën tjetër perderisa fëmijët ishin duke u argëtuar me palaqon, maskotat e ndryshme, duke bërë ngjyrosjen e fytyrës dhe duke vazhduar më pas me vallëzime dhe koncert posaçërisht për ta dhe shumë lojëra dhe aktivitete të tjera, qytetarët po informoheshin vazhdimisht nga përfaqesuesit e hoteleve dhe stafi i Max Travel në lidhje me hotelet, për të bërë rezervimet e pushimeve. 
Gjatë ditës të gjithe qytetaret qe kane bere rezervimet ne panair perfituan super zbritje nga Max Travel dhe nga hoteli të cilen ata perzgjodhen.

I gjithë programi i menduar dhe realizuar për fëmijë deri në detajin e fundit nga MAX travel dhe Komuna e Prishtinës filloj qysh ne mëngjes për të vazhduar deri në ora 18:00. 

Ndryshe pjese e programit të femijeve ishte shkolla e muzikes “Prenk Jakova” dhe Qendra kulturore e Komunes se Prishtines.

Dita e parë e Prishtina Max Fest nuk mbaroi me kaq!

Mbremja e shume pritur filloi me DJ Biggby, turma sa filloi të nxehej skenen e mori Unisons Duo Guitar me një performance fantastike.

7 Maji kulmoi kur në skenen gjigande tek Sheshi George Bush arriti Bardhi me plotë 45min performanc të jashtëzakonshme para dhjetra mijëra qytetarve, koncerti i organizuar nga Max Travel në kuader të Prishtina Max Fest vazhdoi me Diven Elvana Gjata ku dhuroi për të gjithë të pranishmit një super energji me hitet e saj ndervite per 45minuta. 

Vlen të theksohet se energjia e pa shtershme e ketij koncerti gjatë tërë mbremjes ishin Fisnik Zymi e Donika Hyseni.

Ndryshe në koncert sipas statistikave thuhet të kenë qenë prezent rreth 15.000 persona.

 

8 Maj 2023

Dita e 8 Majit u hap me panairin e turizmit ne sheshin George Bush nga ora 10:00, e perderisa interesimi i qytetarve vazhdohej e rritej në anën tjeter nga ora 12:00 u be edhe pritja protokolare për te ftuarit special nga instancat e larta shtetore, vlen të theksohet se në vizite në panair ishte edhe ambasadori i Republikes se Turqis z.Sabri Tunç Angılı së bashku me perfaqesuesit Turkish Airlines z.Suad Abdullahu dhe z.Nuri Sancu, ndër të ftuarit e tjerë prezent ishte edhe Z. Cihan Dinçer, përfaqësues i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (TIKA).

Dita e dytë e Prishtina Max Fest nuk mbaron me kaq.

Mbremja e shume pritur filloi me DJ Biggby, turma sa filloi të nxehej skenen e mori Greta Azizi & Duo Guitar me një performance fantastike.

Mbrëmja e 8 Majit kulmoi kur në skenen gjigande tek Sheshi George Bush arriti artisti David Dreshaj me nje performanc të jashtëzakonshme para dhjetra mijëra qytetarve, për të vazhduar më pas me Offchestra të cilët përformuan për plot 60min dhe dhuruan një atmosferë që eshte veshtire per tu harruar ndonjehere, një mbremje e gjate dhe me plote atmosfer nuk mbaroi me kaq ishte Cozman ai qe vazhdoi të mbaj publikun të elektrizuar, koncerti i organizuar nga Max Travel në kuader të Prishtina Max Fest përfundoi me Melinda Ademin ku dhuroi për të gjithë të pranishmit një super energji me hitet e saj ndervite. 

Ndryshe, Max Travel kete mbremje mes shumë performancave artistike të dhuruara nga artistë të ndryshëm, në festival u bën edhe nderime dhe homazhe për artistin e njderë Arlind Gjikolli – Gjikla.

Vlen të theksohet se energjia e pa shtershme e ketij koncerti gjatë tërë mbremjes ishin Fisnik Zymi e Donika Hyseni.

 

9 Maj 2023

Edhe gjatë ditës së tretë të gjithë të interesuarit po informoheshin për të marr sa ma shumë informacione nga perfaqesuesit e hoteleve për destinacione të ndryshme gjatë gjithë ditës, përmes broshurave dhe ofertave të ndryshme, të gjithë të interesuarit kishin mundësinë të merrnin informacione për të planifikuar udhëtime të ardhshme 2023 dhe të bënin rezervimin e tyre direkt prej sheshit George Bush nga agjentat e shtijes së Max Travel.

Në të njëjtën kohë me rastin e shënimit të ditës së Tokës, fëmijet u argëtuan maksimalisht me aktivitetet dhe ngjyrosjen e banerit unik “THE WORLD IS YOURS TO EXPLORE” te përgaditura nga Max Travel së bashku me organizaten TOKA për të gjithë fëmijët. Keto aktivitetet të realizuara për fëmijë deri në detajin e fundit filluan qysh nga ora 12:00 për të vazhduar deri në ora 18:00. 

Ndërsa mbrëmja e 9 Majit ishte një ndër netët më kulminante pavarësisht motit të ligë ku nuk u bë arsye që dhjetra mijëra qytetarë nuk ndaluan për një performanc të jashtëzakonshme me super yjet. Nata ka filluar si gjithmonë nga një super energji e Dj Biggby e pastaj duke vazhduar për një performancë nga Dafina Bytyci së bashku me Duo Guitar. Pas ksaj, në skenen gjigande tek sheshi George Bush arriti Sabri Fejzullahu me nje performanc para gjithë të pranishmeve me një super energji të hiteve te tij ndervite, por jo edhe kaq pasi pas ksaj në skenë u ngjitën edhe Shemi dhe Iliret për të sjellur këngët më të njohura për të gjithë shqiptarët. Derisa skena u elektrizua për një moment kur e gjitha u kthye në të gjelbert me këngën më të njohur “PAPI CHULO”. Por atmosfera nuk mbaroi me kaq derisa skenës po ju bashkohej Mc Kresha dhe Lyrical Son me shumë brohoritjte nga më shumë se 20.000 të pranishmeve ku zëri i tyre u ndëgjua kudo. 

Perveq kësaj gjatë kohës së koncerteve nuk mbaronin edhe dhuratat, të pranishmit kishin mundësinë të fitonin një bilet falas nga sponzori gjeneral i Max Fest, Turkish Airlines, e që këtë fat e kishte  e zgjedhur ne menyrë random, ku këtë cmim e dhuroj para të gjithë qytetarëve ambasadori i Republikës së Turqisë z.Sabri Tunç Angıl. 

Vlen të theksohet se super energjia e pashtershme e ketij koncerti gjatë këtyre tri netëve ishin Fisnik Zymi e Donika Hyseni.

SHFLETO ALBUMIN PËR TË PARË MOMENTE NGA PRISHTINA MAX FEST 2023