Dua Lipa pagoi 15 mijë euro për super vilën në Antalia dhe kishte në dispozicion 24 orë një helikopter privat

Dua Lipa ditë më parë ka mbajtur një koncert madhështor në Budapest dhe Prishtinë.

Këngëtarja jonë ka qëndruar për disa ditë në shtetin tonë ku ishte performoi në festivalin “Sunny Hill”.

Më pas i erdhi rendi shtetin hungarez, gjersa gjatë mbrëmjes së kaluar ka qene para publikut turk.

Në fakt, zeshkania tash e sa ditë po sjell imazhe prej qytetit turistik të Antalias, ku duket se po shijon çdo moment të saj.

Haberturk raporton se qëndrimi në një ditë në prej hoteleve luksoze Regnum Carya ne Belek i ka kushtuar bukuroshes sonë 15 mijë euro.

Ajo gjithashtu thuhet se ka pasur në dispozicion edhe një helikopter privat gjatë tre ditëve dhe se për një orë shfrytëzimi ka paguar rreth 400 euro.

Hoteli Regnum Carya është i vendosur në regjionin e Belekut, 35km prej aeroportit të Antalisë dhe 45km prej qendrës së Antalisë.

Hoteli Regnum Carya përmban 530 dhoma në ndertesën kryesore dhe 100 dhoma në rezidencën Carya Golf.

Dhomat luksoze me pamje nga kopshti

Dhomat luksoze me pamje nga deti

Suitë luksoze familjare me pamje nga deti (124m², në ndertesën kryesore, një dhomë gjumi, një dhomë e ndejës, dy banjo një me dush dhe një me Jacuzzi, tavolinë pune, dhomë e veshjes

Dhoma Familjare me pamje nga deti nën kulm (97-105m², në ndërtesën kryesore, dy dhoma të fjetjes, një dhomë e ndejës, dy banjë me dush dhe vaskë, me pamje nga deti,

Suita presidenciale Regnum Carya me pamje nga deti (186m², dy dhoma të fjetjes, dy banjo një me Jacuzzi dhe një me dush, një dhomë e ndejës, tavolinë pune, pjesa për ngrënie, dhomë e veshjes, me pamje nga deti).

Në të gjitha dhomat musafirët mund të gjejnë rroba banje, shapka, arka, dhomë zhveshjeje, set për kafe dhe çaj, WI-FI internet, mini bar (ujë, pije jo-alkoolike, birrë, lëng frutash, qumësht, biskota me çokollatë të mbushur çdo ditë), në Suitë dhoma maxi bar (me pije alkoolike), telefon, sistem klimatizimi, LCD TV në dhomë dhe në banjë me programe të ndryshme ndërkombëtare.

Shërbimi ne Regnum Carya eshte Luxury all inclusive – ushqim dhe pije 24 orë – pije mirëseardhëse, lëng frutash për fëmijë, çokollatë dhe ëmbëlsira, palloma freskuese në arritje. Mëngjes, mëngjes i vonshëm, dreka, bufe Dietale, bufe për fëmijë, bufe në mesnatë, të gjitha pijet alkoolike dhe jo alkoolike vendore dhe të importuara 24 orë, akullore, pije të freskëta frutash pranë pishinë dhe në plazh, Patisserie, restorant me ushqim të lehtë. Me pagesë: pijet në A’la Carte për mengjesë, restoranti Golf klub House, shërbimi në dhomë, A’la Carte restorantet me rezervim paraprak dhe me pagesë shtesë.

Looks like you have blocked notifications!