Pozita: Hoteli Delphin İmperial Lara është i vendosur në regjionin Lara, 10km nga aeroporti i Antalisë dhe 15km nga qendra e qytetit. Hoteli është direkt në plazh.

Vendosja: Hoteli posedon gjithsej 650 dhoma. Superior dhoma 474 (35m², nga ana e kopshtit apo e detit, dy shtretër dhe një shtrat njësh dhe një divan, 2+2pax), 38 dhoma Familjare (56m², dy dhoma gjumi, me dyer ndarëse, një banjë, një ballkon, max.4+1pax), 64 Junior Suitë (45m², një dhomë gjumi, një banjë, dy ballkon, një shtratë dopio, një shtratë njësh dhe një divan, max.3+1pax), 21 dhoma Lagoon (36m², max.3pax, këto dhoma kanë pishinën e tyre private, për shkaqe sigurie qëndrimi për fëmijët nën moshën 7 vjeçare nuk lejohet), 2 Suita (58m², një dhomë gjumi, një dhomë dite, një banjë, max.2pax), dhomat Lidhëse 43 (35m²x2, që përbëhen nga dy dhoma superiore, max.4+1pax) dhe 8 dhoma për përsona me aftësi të kufizuara (të gjitha këto dhoma janë me pamje nga kopshti). Të gjitha dhomat janë me ballkon, banjë private me vaskë ose dush, tharëse flokësh, sistem qëndror të klimatizimit që punon sipas kushteve klimatike, telefon direkt, arkë, mini bar (ujë, pije jo-alkoolike, birrë, arra dhe çokollatë, rimbushet çdo ditë), WI-FI, TV satelitor dhe kanale muzikore.

Shërbimi: Ultra All Inclusive – Shampanjë në mirëseardhje, bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, drekë, darkë, të dielave brunch me shampanjë, ushqime të lehta në orët e vona, të gjitha ushqimet dhe pijet në snack bar, lëng përtokalli i freskët në mëngjes dhe në Vitamin bar. Të gjitha pijet alkoolike dhe jo-alkoolike lokale dhe të importuara, akullore, kafe, çaj afër pishinës dhe në baret e plazhit, A’la Carte restaurantet me rezervim paraprak (vetëm një A’la Carte Restorant në javë pa pagesë, kurse e dyta me pagesë). Shërbimi i dhomës është pa pagesë nga ora 24:00 – 06:00. Bufe Dietale dhe ajo e fëmijëve janë në restorantin kryesorë. Me pagesë: pijet luksoze të importuara, VSOP konjaku, cigaret, verërat speciale, pijet e importuara në A’la Carte restaurant. Fëmijët nën moshën 15 vjeç janë të lejuar vetëm në restaurantin Turk.

Përmbajtja: Restoranti kryesor Gusto-bufe e hapur, A’la Carte restaurants: Lalezar (kuzhinë Turke dhe grill), Zuma (kuzhinë e Lindjes së Largët), Mia Mensa (kuzhinë Italiane), Museum (kuzhinë Franceze), DaVinci Restaurant (mish dhe verë), Helen (kuzhinë Greke), Tequila (kuzhinë Meksikane), Pescador (restorant Peshku). Bare në pjesë të ndryshme të kompleksit hotelierik në të cilin shërbehen pije lokale dhe të importuara. Me pagesë: mjeku, infermierja, larje rrobash, qendra tregtare, internet (në Lobby është pa pagesë, kurse në dhomë me pagesë) dhe lojërat kompjuterike, floktari, rent a car, kujdestare e fëmijëve.

Plazhi: Hoteli posedon plazhin privat me rërë dhe guralecë, shtretërit, ombrellat, peshqirët dhe dyshekët janë pa pagesë.

Sporti dhe argëtimi: Pishinë e jashtme dhe e brendshme, pishinë për fëmijë, Aqua Park, pishinë e brendshme me rreshqitëse, qendër fitnesi, sauna, banjë Turke, dhomë me avull, fusha e tenisit, volejboll plazhi, ping-pong, pikado, sportet ujore pa motor, Luna Park për fëmijë (disa herë) janë pa pagesë. Me pagesë: pajisjet dhe orët për tenis, masazhi, pilingu, SPA qendra dhe salloni i bukurisë, sportet ujore me motor dhe shkolla e zhytjes.

Programet argëtuese gjatë ditës, lojërat garuese dhe show programet në mbrëmje, muzik live, kinema, netët speciale dhe Gala netët. Mini klub për fëmijët prej 04 – 12 vjet.

HOTEL NOTE

Hoteli është i vendosur në regjionin Lara, 10km nga aeroporti i Antalisë dhe 15km nga qendra e qytetit. Hoteli është direkt në plazh.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakSPICE HOTEL & SPA
Artikulli tjetërViti i ri ne Antalya 2017