POZITA:  Hoteli Calido Maris është i vendosur në Kizilot regjionin, 75km nga aeroporti Antalisë dhe 20km nga   Side dhe Manavgat.

VENDOSJA: Hoteli Calido Maris posedon gjithsej 426 dhoma. Dhomat në ndërtesën e hotelit janë standarde (një dhomë gjumi, një banjo, max 2 + 2pax); dhoma familjare (max 4 pax),dhoma lidhse(suite) (max 5 pax). Të gjitha dhomat janë me banjo private me vaskë, tharëse flokësh, sistem qendrore të klimatizimit i cili punon sipas kushteve klimatike, telefon direkt, mini bar, arkë (me pagesë), LCD TV satelitor dhe kanale  muzikore, ballkon.

SHËRBIMI ne Calido Maris: All inclusive – bufe i hapur për mëngjes, mëngjes i vonëshëm, dreka, pasdite ëmbëlsira, çaj dhe kafe, darka dhe supë ne mesnatë, A’la Carte restoranti  me rezervim paraprak ( vetëm një herë gjatë qëndrimit), akullore gjatë orëve të caktuara, bar plazhi nga ora 10.00 – 18.00, të gjitha pijet lokale alkoolike dhe jo alkoolike deri në orën 24.00. Nuk përfshihen: të gjitha pijet nga importi, pijet pas orës 24.00, lëngjet frutash të freskëta, të gjitha pijet në shishe, shërbimi në dhomë, të gjitha pijet në  Disco Bar dhe Vitamin Bar.

PËRMBAJTJA: Restoranti kryesor Calido Maris me byfe të hapur A’la Carte restorantet: Tulip (kuzhinë turke), Olive (kuzhinë italiane), Bonsai (kuzhinë kineze) dhe Oleander (restorante peshku) me rezervim paraprak, lobi bar, Bar pranë  pishinës, Bar shërbeys dhe Bar pranë plazhit, Disko klub

Me pagesë janë: mjeku, larja rrobash, kujdestari fëmijëve, floktari, telefon, faks, interneti, lojërat kompjuterike, qendra tregtare, rent a car.

PLAZHI: Hoteli Calido Maris posedon plazhin privat me rërë dhe guralecë matanë  rrugës me nënkalim, shtretërit, ombrellat  dhe peshqirët për plazh janë pa pagesë.

SPORTI DHE ARGËTIMI:  Pishinat Calido Maris e jashtme dhe të mbrendshme  për të rriturit dhe fëmijë, rrëshqitëse në ujë, banjë Turke, sauna,qendër fitnesi, terene tenisi, ping pong,volejboll plazhi, basketboll janë pa pagesë. Me pagesë : Masazh, sportet  ujore, ndriqimi për tenis, Wellness qendra.

Programet argëtuese gjatë ditës dhe në mbrëmje.Mini klube për fëmijë nga mosha 04 – 12 vjet dhe mosha  11  – 15 vjet.

Looks like you have blocked notifications!