Festivali më i madh i turizmit në Kosovë, “Prishtina Max Fest”, po afrohet me shpejtësi. Kanë mbetur edhe pak ditë deri te organizimi më i madhë jo komercial i bërë ndonjëherë, derisa organizatorët janë gati të prezantojnë një program tërësisht tërheqës për të gjithë pjesëmarrësit.

Ne do të sjellim për ju 5 arsye se pse duhet të jeni pjesë e Prishtina Max Fest 2023!

Në festivalin më të madh jo komercial, në të cilin Max Travel është duke punuar me vullnet dhe përkushtim për shumë muaj, e ju do të keni mundësinë të shijoni shumë lojra dhe aktivitete për fëmijët, surpriza të ndryshme, oferta të shumta dhe mega koncerte në mbrëmje për të rritur.

Por jo vetëm kjo, pasi që panairi më i madhë i turizmit në Kosovë sjell mbi 50 përfaqësues të hoteleve nga 3 destinacionet e Turqisë si Antalya, Bodrum dhe Stamboll dhe për hotelet në Dubai e Egjipt.

Festivali më i madh i turizmit në Kosovë, “Prishtina Max Fest” do të jetë i hapur për 3 ditë me radhë, nga ora 10:00-19:00 në sheshin George Bush në Prishtinë, ku premtohet që do të jetë një ngjarje spektakolare me shumë emocione dhe aktivitete të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.

 

 

1. Organizim për të gjitha grupmoshat

Prishtina MaxFest është një organizim i cili është i dedikuar për të gjitha moshat. Ky organizim ofron një program të plotë për fëmijët me datën 7 dhe 9 maj që nga mëngjesi në sheshin George Bush. Fëmijët mund të argëtohen me palaqon, maskotat e ndryshme, të bëjnë ngjyrosjen e fytyrës, të vallëzojnë dhe të dëgjojnë koncerte posaçërisht të përgatitura për ta.

Me rastin e shënimit të ditës së Tokës më 9 Maj, Max Travel së bashku me organizaten TOKA, ka përgatitur shume lojra, dhurata, sfida dhe aktivitete të ndryshme për fëmijët. Të gjithë fëmijët kanë mundësinë për të ngjyrosur banerin unik të përgatitur enkas për ta. Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për fëmijët të kenë një ditë të këndshme dhe të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme.

Në të njëjtën kohë, organizimi ofron informacion për qytetarët në lidhje me hotelet dhe pushimet e tyre, si dhe mundësinë për të bërë rezervime tek agjentët e shitjes së Max Travel.

Mega Koncerte FALAS për 3 netë me radhë që do të mbahen po në të njëjtën vend, do të përmbyllin ditët magjike të ketij eventi. Këto koncerte do të përfshijnë artistët më të dëgjuar si DJ, Bardhi, Elvana Gjata, Shemi dhe Ilirët, Melinda, Offchestra, Cozman, Sabri Fejzullahu dhe PINT Mc Kresha&Lyrical Son dhe shumë surpriza të tjera të përgaditura enkas për publikun.

Ky organizim i dedikuar për të gjitha moshat, ofron 3 ditë të këndshme dhe argëtuese për fëmijët dhe qytetarët e Prishtinës.

 

2. Panairi i Turizmit

Një nga aktivitetet e shumta që Prishtina MaxFest ka është ajo ku përfaqësuesit e hoteleve nga 3 destinacionet më të njohura turistike si Antalya, Bodrum dhe Stamboll në Turqi, si dhe hotelet nga Dubai dhe Egjipti, do të jenë në dispozicion për të ofruar informacion dhe njohuri të rëndësishme për të gjithë ata që janë të interesuar për të vizituar këto vende në sezonin veror.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë për të gjetur atë që kërkojnë dhe për të planifikuar një pushim të mrekullueshëm nga 50 përfaqësues të hoteleve nga këto vende.

 

 

3. Mega Koncerte FALAS për të gjithë

Netët gjatë këtyre 3 netëve do të jenë shumë te veçanta në Prishtinë, Max Travel sjell falas një super spektakel në një organizim të vetëm me superyjet.

Në ditën e diel, me datën 7 maj, do të mbahet një mega koncert FALAS në sheshin George Bush duke filluar nga ora 19:00. Në këtë koncert do të performojnë artistë të ndryshëm, si DJ, Bardhi, Elvana Gjata, dhe surpriza të tjera të përgatitura posaçërisht për publikun.

Në ditën e hënë, me datën 8 maj, mbrëmja do të kulmojë me një mega koncert falas në të njëjtën vend duke filluar nga ora 19:00. Në këtë koncert, përveç surprizave të shumta, do të performojnë DJ, Offchestra, Melinda dhe Cozman.

Në natën e 9 majit, i gjithë ky festival madhështor do të kulmojë me një super koncert falas në sheshin George Bush, ku për të gjithë të pranishmit do të performojnë Sabri Fejzullahu, Pint Lyrical Son & Mc Kresha, Shemi&Ilirët dhe shume surpriza të tjera gjatë mbrëmjes.

Ky festival është i hapur për të gjitha moshat dhe me një shumëllojshmëri aktivitetesh për të gjithë qytetarët e Prishtinës.

 

4. Dhurata dhe shumë surpriza

Pjesëmarrja juaj në Prishtina Max Fest do të shpërblehet me shumë dhurata dhe surpriza të ndryshme të përgaditura enkas për ju. Në këtë festival, Max Travel përveq se do ju ofrojë mundësin e rezervimit të pushimeve tuaja me super oferta ju do të mund të merrni edhe shumë dhurata nga hoteli juaj i preferuar. Duke filluar qysh nga mëngjesi i 7 majit e deri në natën kulminante të 9 majit do të këtë shumë gjera për të parë dhe për të bërë në Prishtina Max Fest. Besojmë që kjo mund të jetë një mundësi për të bashkuar të rinjtë dhe familjet, që të kenë emocione të paharrueshme e që të gjitha këto i ofron Max Travel në Prishtina MaxFest.

 

5. Eksperiencë ndryshe

Prishtina Max Fest është një festival unik që ka për qëllim të ofrojë një eksperiencë ndryshe për të gjitha moshat. Keto ditë janë plotë argëtim dhe aktivitete që fillojnë nga mëngjesi e deri në mbrëmje në sheshin George Bush në Prishtinë.

Fëmijët mund të argëtohen me aktivitete të ndryshme duke arritur që emocionet e tyre të kalojnë përtej animacioneve me palaqon, maskotat e ndryshme, të bëjnë ngjyrosjen e fytyrës, të vallëzojnë dhe të marrin pjesë në lojëra dhe aktivitete të tjera.

Por Prishtina Max Fest nuk është vetëm për fëmijët. Gjatë këtyre ditëve, përfaqësuesit e hoteleve dhe stafi i Max Travel do të jenë në dispozicion të qytetarëve për të ofruar informacione dhe për të ndihmuar në rezervimet e pushimeve tek agjentët e shitjes së Max Travel.

Por ajo që e bën Prishtina Max Fest të veçantë janë koncertet FALAS që ofrohen gjatë tre netëve të festivalit për të gjithë pjesëmarresit pa dallim moshe. Gjatë mbrëmjeve nga 7-9 maj të gjithë publiku do të ketë mundësinë të shijojë mega koncerte nga superyjet si Bardhi, Elvana Gjata, Melinda, Offchestra, Cozman, Sabri Fejzullahu, Shemi&Iliret, Pint Lyrical Son & Mc Kresha dhe shumë surpriza të tjera.

Mos humbisni këtë festival unik dhe të ndryshëm, bëhuni pjesë e Prishtina Max Fest dhe krijoni kujtimet më të bukura të verës suaj.

#SHIHEMI N’SHESH