Bangkok është një ndër vendet më madhështore të Tajlandes, ku ofron për vizitorët e saj vende shumë të bukura për të vizituar që gjithmonë do të zbuloni diçka të re dhe emocionuese për të parë dhe bërë. Qyteti i Bangkok ka një kulturë të pasur dhe histori, i cili është i mbushur me tempulla të mëdha, treva të bukura dhe pasuritë e natyrës

Merrni tani ofertën e Max Travel, dhe vizitoni një nder mrekullite e Tajlandes.

Këtu janë disa nga gjërat që mund t’i vizitoni gjatë qëndrimit tuaj në Bangkok:

1. Pallati i Madh

I ndërtuar në vitin 1782 shërbeu si shtëpia e mbretërve tajlandez dhe e oborrit mbretëror për 150 vjet, Pallati i Madh vazhdon të ketë vizitorë të mahnitur me arkitekturën e tij të bukur dhe detajet e ndërlikuara.

Biletat për në Pallatin e Madh shiten nga ora 8:30 deri në 15:30 dhe çmimi përfshin hyrjen në Pallatin Vimanmek dhe Sallën e Fronit Abhisek Dusit.

 

2. Sky Bar në Lebua Bangkok

Sky Bar është një nga restorantet që ofron pamje spektakolare të kryeqytetit nga 250 metra lartesi që nuk duhet ta humbisni gjatë vizites ne Bangkok. Ky restorant ofron për ju cdo ditë atë që dëshironi.

Stafi është I kujdesshem gjatë gjith kohës me ju, për të shkuar lartë ju duhet ti përdorni shkallët levizese që kanë një shpejtësi mbresëlënëse. Gjatë vizitës në Sky Bar ju mund të bëni fotot më të mira për instagramin tuaj gjatë perëndimit të diellit.

 

3. Lundrim përgjatë lumit Chao Phraya

Eksploroni luminn Chao Phraya duke planifikuar udhëtime me varke gjatë ditës duke i sjellur vetes rehati dhe pamje të bukur. Varkat funksionojnë çdo 30 minuta, ndërsa linjat publike të përdorura nga vendasit zakonisht funksionojnë çdo 15 deri në 20 minuta. Opsione të tjera përfshijnë marrjen me qira të një varke per lundim në lumë ose lundrim për darkë.

 

4. Vizitoni akuariumin (SEA LIFE Bangkok Ocean World)

Shikoni nga afër botën nën ujore qe ju ofron një nder akuariumet më të mëdhenj nëBangkok. Sea Life Bangkok Ocean World është shtëpia e më shumë se 30,000 krijesave detare. Ofron per ju një gamë të gjerë aktivitetesh të veçanta që u shërbejnë të gjitha moshave dhe preferencave, nga ato miqësore për fëmijët, si ushqimi i peshkut, kinemaja 4D deri tek përvojat emocionuese si zhytja me peshkaqenë!

Sea Life Bangkok Ocean World është i hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 21:00 duke përfshirë festat publike. Do t’ju duhen rreth 2 orë për të eksploruar të gjitha pjesët e akuariumit. Megjithatë, si një nga atraksionet turistike më të famshme, Sea Life Bangkok mirëpret një numër të madh të vizitorëve vendas dhe të huaj që vijnë për të parë botën e bukur detare çdo ditë.

 

5. Shopping në Siam Paragon

Siam Paragon përveq se është një ndër qendrat tregtare më të preferura në Bangkok dhe një nga qendrat më të mëdha në Tajlandë. Duke tërhequr miliona blerës çdo vit, ai renditet vazhdimisht si qendra tregtare e vizituar dhe më e fotografuar në botë.

Siam Paragon perveq qe ju ofron një sërë dyqanesh dhe restorantesh të specializuar ju mund te vizitoni Galerin Tajlandeze të Artit, një sallë koncertesh të operës dhe pjesen argetuese te lojërave bowling dhe qendren e karaoke.

 

6. Shopping në tregun Chatuchak

Nëse ju pëlqen të bëni shopping, duhet të shkoni patjeter në këtë vend ku plotëson cdo dëshire tënden. Me mbi 8000 tezga që mbulojnë 27 hektarë hapësirë, ky është një nga tregjet më të mëdha në botë.

E hapur çdo të shtunë dhe të diel, këtu do të gjeni gjithçka që mund të imagjinoni ndonjëherë për të blerë dhe kryesisht me çmime lokale dhe jo çmime turistike.

 

7. Vizitoni Muzeun Kombëtar të Bangkokut

Muzeu Kombëtar i Bangkok është shtëpia e koleksionit më të madh të artifakteve dhe artit tajlandez në të gjithë Tajlandën. Muzeu u hap për herë të parë nga Mbreti Rama V për të treguar të gjitha dhuratat që i kishte bërë babai i tij. Ka shumë gjëra interesante për të parë në muze, si armë kineze, gurë të çmuar, kukulla, veshje dhe tekstile.

Nëse shkoni në muze të enjten, mund të jepet për ju një turne në anglisht për ti dhënë një kuptim më të mirë të gjithçkaje në muze.

 

8. Vizitoni Wat Arun

Wat Arun, i njohur lokalisht si Wat Chaeng, është një tempull historik në bregun perëndimor (Thonburi) të lumit Chao Phraya. Është lehtësisht një nga tempujt më mahnitës në Bangkok, jo vetëm për shkak të vendndodhjes së tij buzë lumit, por edhe sepse dizajni është shumë i ndryshëm nga tempujt e tjerë që mund të vizitoni në kryeqytetin tajlandez.

Ne do të rekomandonim të kaloni të paktën një orë për të vizituar tempullin. Megjithëse njihet si Tempulli i Perendimit, është absolutisht mahnitës në perëndim të diellit, veçanërisht kur ndizet gjatë natës.

 

9. Vizitoni tempullin Wat Pho

Wat Pho ka më shumë sesa Buda gjigant i shtrirë dhe masazhi tradicional tajlandez. Ky tempull ikonik strehon një koleksion magjepsës të muraleve, mbishkrimeve dhe skulpturave që gërmojnë në tema të ndryshme, nga lufta në astronomi te arkeologjia. Kompleksi i madh i tempullit përmban gjithashtu një kopsht të peizazhuar me skulptura guri, stupa të zbukuruara me porcelan me xham, një dyqan suveniresh dhe Kolegjin e Mjekësisë Tradicionale.

 

10. Siam Niramit Show

Siam Niramit është një shfaqje spektakolare në Bangkok. Me historinë e saj të pasur që lexohet si një roman epik, Tajlanda është padyshim një nga kombet më intriguese aziatike, e mbushur me mbi 700 vjet kulturë, zakone dhe tradita magjepsëse. Por se si shtatë shekujt e Tajlandës janë kapur në mënyrë të shkëlqyer në një prodhim 90-minutësh, Siam Niramit e ka përgjigjen.

 

Bangkok ka diçka për t’u ofruar të gjithëve, kështu që paketoni valixhet dhe shkoni në Bangkok për një përvojë të paharrueshme pushimi me super ofertat e Max Travel