Akka Alinda, një hotel me pesë yje ndodhet në zonën e njohur Kemer – Kiriş të Antalias, në një vend të bukur që është afër detit dhe i rrethuar nga pemë portokalli. Ai ka marrë emrin e tij nga një qytet antik që ekzistonte në Anadoll.

Hoteli ynë ka një plazh të vetin dhe mirëpret ata që dëshirojnë të kalojnë kohë cilësore dhe të shijojnë dhoma te bollshme, restorante gustator të përshtatshme për shije të ndryshme, aktivitete argëtuese dhe shumë më tepë. Ata kanë marrë në konsideratë çdo detaj, në mënyrë që fëmijët tuaj të mund të kalojnë kohë argëtuese ndërsa ju jeni duke shijuar një pushim të bukur në hotel.

Me nje shumllojshmëri dhomash të ndara në kategori të ndryshme ju do të keni mundësi të ndjeni rehati për gjatë diteve sa qendroni aty, secila nga dhomat ne AKKA ALINDA është e pajisur me cdo gjë te nevojshme qe ju të ndiheni sa më komod.

Të kesh një opsion që i përshtatet shijes tënde pothuajse çdo orë të ditës është një nga detajet më të rëndësishme që do ta bëjë unike përvojën tuaj AKKA ALINDA.

Një festë plot shije ju pret me restorantin kryesor ku do të shijoni një larmi të pasur bufeje të hapur, restorante a la carte dhe bare që shërbejnë me një menu të zgjedhur me kujdes nga kuzhinat e ndryshme! Shijoni konceptin All-Inclusive në AKKA ALINDA me restorante ku do të shoqërojnë menutë më të veçanta nga kuzhina turke dhe botërore.

Derisa akuaparqet dhe pishinat janë të mbushura me gara dhe animacione të mbushura me argëtim, ju do të përjetoni argëtimin në krye me shfaqje të shkëlqyera skenike, programe muzikore live, festa me shkumë dhe vallëzime në mbrëmje.

Mund të bëni rezervimin edhe për muajin e mjaltit, vend ky qe do i bej ato ditë të mbesin gjatë në memorien tuaj me paketat fantastike që ofron.

Akka Alinda gjendet vetëm 1 orë larg nga aeroporti i Antalyas.