VIKINGEN INFINITY RESORT & SPA

Pozita: Hoteli është i vendosur në regjionin Okurcalar, 30km nga Manavgat, 15km nga Alania dhe 90km nga aeroporti Antalia.

Vendosja: Numri total i dhomave është 778. Dhoma standarde (30m², nje dhome gjumi, nje banjo, max.2 + 2pax), dhomat e lidhjes familjare (60m², dy dhoma gjumi, nje banjo, max.4pax), dhome ndertimi (30m², te njejta me dhomat standarte, kati i katës së sipërme mbi sipërfaqen e Lobit, me ballkon, max.2 + 2pax). Të gjitha dhomat janë të pajisura me banjo private me vaskë, dush, tharëse flokësh, sistem qendror me ajër të kondicionuar që punon sipas kushteve atmosferike, telefon direkt, mini bar (ujë dhe ujë mineral të rimbushur çdo ditë), kuti të sigurt (shtesë) kanale muzikore, dysheme qilimi, ballkon.

Shërbimi: Ultra All Inclusive –  ushqim dhe pije nga ora 08:00 deri 24:00, bufe e hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, drekë, ushqim i lehtë në mëngjes dhe pasdite, ushqim i lehtë gjatë orëve të vona, të gjitha pijet lokale alkoolike dhe jo alkoolike, disa pije standarde të importuara, akullore në orë të caktuara, A`la Carte restorantet me rezervim paraprak njëherë gjatë qëndrimit. Nuk përfshihen: pijet speciale të importuara, lëngu i freskët, pijet në shishe, verërat speciale, kafet në këndin Orient, shërbimi në dhomë.

Përmbajtja: Restoranti kryesor, A`la Carte restorantet – Turk, i peshkut, Kinez, Italian, bare përgjatë kompleksit, Disko, Wine house. Shërbimi Mjekut, floktari, kujdestari fëmijëve, pastrimi rrobave, pastrimi kimik, telefoni, faksi, interneti, qendra tregtare, rent a car, lojërat kompjuterike janë me pagesë.

Plazhi: Plazhi hotelit është me guralec, shtretërit, ombrellat dhe peshqirët janë pa pagesë. Është një urë mbi rrugë që shpie tek plazhi.

Sporti dhe argëtimi: Pishinë e jashtme dhe e brendshme për të rritur dhe fëmijë, 6 rrëshqitëse në ujë, qendra fitnesi, banjë turke, saunë, banjë me avull, teren tenisi, pingpong, basketboll, volejboll në plazh. Me pagesë janë: Sportet ujore, masazhi, SPA & Qendra bukurisë, bilardo, birilat.
Programe argëtuese gjatë ditës, show program në mbrëmje. Mini klub për fëmijë nga 04 – 12 vjeç me programe të ndryshme.