TITANIC CITY TAKSIM

TITANIC CITY TAKSIM
Titanic City Taksim Hotel gjendet vetem 5 minuta ne largesi te Sheshit Taksim. Ne kete hotel ju mund te relaksoheni ne Spa e cila ofron pa pages banjon turke(hamamin), pishinen e mbyllur dhe sallen e fitnesit. Ndersa, mund te beni tretmane te ndryshme te masazhave me pages ekstra.

Te gjitha dhomat jane te mobiluara me dekor modern dhe elegant. Jane te pajisura me televizione LCD, minibar, Wireless pa pages dhe kasaforte.

Kuzhina e llojllojshme e hotelit ju ofron juve mundesine qe te zgjedhni ushqime te ndryshme per te bere nje mengjes te mire. Poashtu, ne lobi ju mund te gjeni nje bar ne te cilin mund te relaksoheni me nje kafe turke apo ndonje tjeter te ngrohte.

Stafi professional I hotelit eshte ne sherbim 24 ore te mysafireve te saj.