A nuk ju vjen inat kur jeni ne nje udhetim dhe nuk e keni marre me vete bluzen qe aq shume do t’ju shkonte? Apo kur vendosni te ecni dhe shihni qe keni harruar atletat? Per te zgjidhur te gjitha problemet tuaja kur jeni me pushime (ok, disa 🙂 ), ketu do te gjeni 7 keshilla te dobishme.

Planifikoni

Perpara se te niseni shihni parashikimin e motit, keshtu do te keni nje ide me te qarte se cilat veshje do t’ju nevojiten me shume. Megjithate, nese parashikimi thote qe do te jete nxehte, gjithsesi merreni nje triko dhe nje pale kepuce te ngrohta me vete. Nese do te jete ftohte, nuk beni gabim te fusni ne valixhe nje pale pantallona te shkurta. Asnjehere nuk i dihet. Disa veshje mund te planifikoni t’i vishni dy here duke i kombinuar ndryshe, ne kete menyre zvogeloni numrin e veshjeve qe do te merrni.

Vishini

Eshte e pamundur qe disa veshje te renda e qe zene shume vend te paketohen. Pse te mos i vishni gjate udhetimit? Nese keni vendosur te merrni nje xhakete, visheni! Keshtu do t’i krijoni hapesire dickaje tjeter.

Space-Bag-Three-Large-bef-after-Vacuum-seal-from-9_99-1024x805

Paketimi vakum

Neqoftese nuk po vendosni dot dhe doni t’i merrni te gjitha me vete, eshte gjithmone paketimi vakum. Vetem, sigurohuni qe atje ku po shkoni te kete vakum, perndryshe do te perfundoni me nje ton rroba qe nuk do dini si ti ripaketoni.

Paketoni cfare vishni

Edhe pse garderobat tona jane duke rene, pergjithsisht ne jemi te prirur te perdorim vetem nje te dhjeten e tyre. Tregohuni realist, merrni me vete cfare vishni. Nese keni nje fustan qe nuk e keni veshur kurre dhe ka ndejur per vite me radhe varur, mendoni se do ta vishni kur jeni me pushime? Me shume mundesi jo! Merrni veshjet tuaja te preferuara. Pantallonat e shkurtra qe ju rrine me mire dhe vishini me nje bluze te re, bluza mund te kombinohet shume mire edhe me nje fund te gjate. Keshtu pra, do te keni disa veshje dhe me pak rroba. Kthehemi ne fillim, planifikoni.

roll-clothes-packing

Rrotullohini

Kur degjova per here te pare per kete menyre, mendova se do te krijonte hapesire, por jo shume. Kur e provova, funksionoj per mrekulli, vecanerisht per meterialet xhins dhe pambuk.

Me pak kepuce

Nuk ekziston asnje menyre per te zvogeluar madhesine e kepuceve, per fat te keq. Nese doni te merrni me shume rroba, numri i kepuceve duhet ulur. Mundohuni te zgjidhni ato qe shkojne me cdo veshje.

Aksesore

Aksesoret mund ta ndryshonje teresisht nje veshje, nga e zakonshme, ne perrallore. Mund te bejne qe edhe e njejta veshje te duket krejtesisht ndryshe duke perdorur te tjere aksesore. Keshtu pra, duke ndryshuar aksesoret do te keni dy veshje ne nje.

Provoni disa nga keto keshilla dhe do te keni te gjitha rrobat qe ju duhen, ne gjysmen e bagazheve.