Pozita: Hoteli është i vendosur në regjionin Belek 40km nga qendra e Antalisë si dhe 30km nga aeroporti i Antalisë.

Vendosja: Gjithsej janë 464 dhoma. Standard dhoma janë 385 (29m², 2+1pax ), 5 dhoma janë për persona me aftësi të kufizuar (29m², të disejnuara special), dhoma familjare 4 (64m². max4pax – dy dhoma të fjetjes si dhe dhomë e ditës + dy banje), Kid suite 4 (49m², max4pax – dy dhoma të fjetjes të ndara me banje të dekoruara për fëmijë), De luxe vila 40 (60m², max4pax, dhomat janë në dy nivele; në përdhese një dhomë për fëmijë, banjë si dhe dhomë të ditës, kati i I-rë; një dhomë e fjetjes me shtrat francez si dhe banjë), Junior suita 14 (55-57m², një dhomë e fjetjes dhe një dhomë e ditës me derë ndarëse, banjë), Senior suita 5 (54m², një dhomë dite dhe një dhomë e fjetjes dhe banjë me Jacuzzi), King suita 2 (134m², në katin e epërm të hotelit), Selection Villa 4 (120m²) si dhe një King Villa (190m²).
Dhomat janë me banjë private me dush/vaskë dhe tharëse flokësh, ajër të klimatizuar qendror, telefon direkt, mini bar me lëngje e rimbushur çdo ditë me ujë dhe birrë, arka, TV satelitor me kanale muzikore, ballkoni tarraca.

Shërbimi: Ultra All Inclusive – bufe i hapur për mëngjes, mëngjes i vonshëm, ushqim i lehtë gjatë ditës, darka, ushqim në orët e vona, të gjitha pijet alkoolike dhe jo-alkoolike vendore dhe ato standarde nga importi, akullore, lëng i freskët në vitaminë bar. Nuk janë të inkuadruar në koncept: A`La Carte restorantet (me pagesë), Premium whiskey, VSOP si dhe konjaku nga importi, shampanjë nga importi,verëra te speciale, puro dhe shërbimi në dhomë. Në restorantin Italian dhe Japonez nuk lejohet hyrja e fëmijëve.

Përmbajtja: Restorant kryesor Jaseminë, me bufe të hapur, A’la Carte restorantet – Cavalli – Italian, Casa Mexicana – Meksikan, Sushi – Japonez, Canton – Kinez (ndalohet hyrja e fëmijëve), Fes – Turk, Green Fish – Peshkut. Bare të shumta: pranë pishinës, vitaminë bar, lobi bar dhe Disko Klub bar.
Shërbimi mjekësor, kujdestar i fëmijëve, larje rrobash dhe pastrimi kimik, telefoni, faksi, internet café, lojërat kompjuterike, qendra tregtare, floktari, rent a car – janë me pagesë.

Plazhi: Hoteli posedon plazh privat me rërë, shtretërit, ombrellat, peshqirët dhe dyshekët janë pa pagesë.

Sporti dhe argëtimi: Pishinë e jashtme dhe brendshme për të rritur dhe fëmijë, rrëshqitëse në ujë, qendra fitness, banjë turke, saunë, terren për tenis, squash, pingpong, mini futboll, volejboll plazhe, mini golf janë pa pagesë. Me pagesë janë sportet ujore, ndriçimi për teren tenisi, SPA dhe qendra bukurisë, bilardo.
Program animues për të rritur dhe fëmijë gjatë ditës, gara pranë pishinës si dhe në plazh. Në mbrëmje show program special. (program të ndryshëm çdo ditë)

Mini Club për fëmijë prej moshës 04 – 12 vjet.