POZITA:  Hoteli është i vendosur në Lara regjionin,17 km nga qendra e qytetit, 15 km nga aeroporti i Antalias.

VENDOSJA: Hoteli posedon gjithsej 525 dhoma. Standard dhoma 409 (39m², max.2 + 1pax); dhoma Familjare 90 (50-60m², max.4pax); Suit dhoma  (64m², max.2pax); gjashtë dhoma për personat  me aftësi të kufizuara. Të gjitha dhomat janë me banjo private me dush, tharëse flokësh,VRV  sistem qendror të klimatizimit, telefon me dalje direkte, mini bar (ujë dhe pije të freskëta, birrë rimbushen çdo ditë), set për çaj dhe kafe, LCD TV satelitor  dhe kanale  muzikore,  dysheme me  laminat, ballkon.

SHËRBIMI: Ultra All inclusive – bufe i hapur për mëngjes, mëngjes i vonëshëm, dreke, darke, ushqim te lehte gjate dites dhe gjatë natës të vonë, 24 orë shërbimi me ushqim dhe pije, të të gjitha pijet standarde  nga  importi  lokale alkoolike dhe jo alkoolike, mini bar ujë dhe pije të freskëta, birrë rimbushen çdo ditë,  akullore pasdite. Nuk përfshihen: pije të speciale nga  importi, verërat  speciale, verërat nga  importi, pije energjike, pijet në shishe, A’la Carte restorantet me rezervim paraprak, shërbimi në dhomë.

PËRMBAJTJA: Restoranti kryesor me byfe të hapur A’la Carte restorantet – A’la Carte: kuzhina turke, kuzhinë meksikane dhe kuzhinë italiane, kuzhinë e Lindjes së Largët, bare përgjate kompleksit të hotelit. Me pagesë janë: mjeku, larja rrobash dhe hekurosja, kujdestari fëmijëve, floktari, telefon, faks, interneti, qendra tregtare, rent a car. WI – FI internet është pa pagesë në vendet publike rreth hotelit.

PLAZHI: Hoteli posedon plazhin  me rërë dhe guralecë, shtretërit, ombrellat  dhe peshqirët për plazh janë pa pagesë. Pavionet private janë me rezervim paraprak dhe pagesë.

SPORTI DHE ARGËTIMI:  Pishinat e jashtme dhe të mbrendshme  për të rriturit dhe fëmijë, Aqua Park, fusha tenisi, banjë Turke, sauna, Jacuzzii, banjo me avull, ping pong, volejboll plazhi , basketboll, sporte me mjete  jo të motorizuara  të ujit, gjimnastikë, banjo turke, sauna, dhomë me avull, Jacuzzi janë pa pagesë. Me pagesë: sportet e ujit me mjete te motorizuar, ndriqimi per terent e tenisit, bowling, bilardo, të gjitha masazhet dhe trajtimet në qendër SPA.

Programet argëtuese gjatë ditës, gara pranë pishinës dhe në plazh, në mbrëmje show programe. Mini klube për fëmijë nga mosha 04 – 12 vjet, me programe të veçanta gjatë ditës dhe në mbrëmje.

 

This slideshow requires JavaScript.