Stambolli! Vendi që përmbush të gjitha dëshirat e botës dhe ju hap portat drejt bukurisë së çmuar, historisë, shoping-ut dhe flirtin në dy kontinente

Kryeqytet I tre perandorive do ju fitoj pasi është shumë më tepër se vetëm një emër nga historia. Ky është qyteti I vetëm që lidh dy kontinente, qytet I kontrasteve dhe vlerave tradicionale. Shumica e quajnë “kryeqytet I botës”, të tjerët “Ura mes Evropës dhe Azisë”. Megjithatë, Stambolli është qyteti më I madh në Turqi dhe një nga qytetet më të mëdha në botë, me një popullsi mbi 14 milion banorë.

Këtë herë vendosa të ndaj me ju disa fakte interesante për këtë qytet të shkëlqyer në Bosfor, ndërsa që ti zbuloni bukuritë e tij ju rekomandojmë që ta vizitoni.

  1. Në Mesjetë, kur Stambolli ishte pjesë e Perandorisë Osmane, qyteti kishte mbi 1.400 tualete publikë, në kohën kur tualete nuk ekzistonin as në pallatet mbretërore në mbretërit më të mëdha evropiane.
  2. Metroja në Stamboll është një nga metrotë më të vjetra në botë, e cila ekziston që nga viti 1875. Më të vjetra janë vetëm metroja në Londër (1863) dhe në Nju Jork ( 1868).
  3. Në histori, Stambolli ishte kryeqytet i: Perandorisë Romake, Bizantine, dhe Osmane. Megjithatë sot, Ankaraja është kryeqytet i Turqisë.
  4. Katër kuaj bronzi që sot zbukurojnë katedralen San Marko në Venecia ishin vjedhur nga Stambolli në shekullin e 13 nga kryqtarët.
  5. Agata Kristi shkroi romanin e njohur “Vrasja në Orient Express” në hotelin Pera Palas në Stamboll, pasi vet ishte udhëtar i trenit të famshëm që udhëtonte nga Parisi në Stamboll në periudhën 1883-1977. Ai është stacioni i fundit i këtij treni, në stacionin hekurudhor Sirkexhi gari (stacioni kryesor hekurudhor në pjesën evropiane të Stambollit).
  6. Tregu i madh në Stamboll (Kapali Çarshi) është tregu më i madh i mbuluar në botë me mbi 3000 dyqane.
  7. Stambolli përfshin sipërfaqe sa shteti Belg, me një numër pothuajse të barabartë të popullatës.
  8. Pa përjashtim, pothuajse gjithë banorët e Stambollit ankohen për njëri-tjetrin për bllokimin e trafikut, për mënyrën e punëve që bëhen etj. Por askush nuk dëshiron të largohet nga atje.
  9. “Toka dhe shkëmbinjtë në Stamboll janë të arta”. Kjo parullë e famshme e viteve të 50 të shekullit të 20 ka sjell numër të madh të njerëzve nga fshatrat në këtë qytet magjik.
  10. Në Stamboll gjendet kisha-xhami më e madhe në botë (Shën Sofija) dhe e vetmja që shërben si muze për ndikimin e thurur mes dy religjioneve dominuese në rajon.

Për këtë qytet i cili pesë herë ka ndryshuar emrin, ka shumë për të folur. Një vizitë në këtë qytet nuk do të lejojë që të zbuloni të gjitha sekretet e tij. Do të impresionoheni, do të zbuloni, do të ngelni pa fjalë nga bukuria megjithatë asnjëherë nuk do të mësoni gjithçka për këtë margaritar të Bosforit. Çdoherë mbetet diçka për vizitën e ardhshme.

Vikend ne Stamboll – prej 179 € – 3 dite